Fillon permbarimi privat

Ministri i Drejtesise u kerkoi 55 permbaruesve te pare private qe u betuan te premten paradite se duhet ti pergjigjen nevojave te qytetareve.
Nishani tha se permbaruesit e rinj duhet te kujtojne ne detyren e tyre doktrinen e Gjykates Kushtetuese se vetem ekzekutimi i detyrueshem i vendimit gjyqesor ka plotesuar te gjithe kuadrin e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te individit.
Ekzekutimi i detyrueshem si baza fundore e te drejtes per gjykim eshte nje funksion publik dhe i gjithe organizimi i shtetit duhet te vihet ne dispozicion te vendimeve gjyqesore tha ministri Nishani.
Pas sherbimit shteteror te permbarimit nga data 10 shtator 2010 do te nise ne Shqiperi edhe sherbimi privat nga i cili shpresohet te kete nje reformim te ekzekutimeve te vendimeve gjyqesore qe prej vitesh te tera ndodhet ne nje kolaps.