Selmanllari Sdi gje per Gerdecin

Te shtata pyetjeve te bera nga prokurori Dumani biznesmeni 37-vjecar qe perflitet nga opozita si person i afert me njerezit e kryeministrit iu pergjigj duke mohuar dijenine per Gerdecin apo lidhjet me kompanine amerikane SAC. Deshmia e Rrahman Selmanllarit u ndoq nga avokati i tij mbrojtes Genc Gjokutaj i shfaqur se fundmi ne krah te 37-vjecarit edhe ne prokurorine e Tiranes.
Pyetjes se prokurorit nese e njihte te pandehurin Mihal Delijorgji deshmitari ju pergjigj se e njihte nga vendet publike qe kishin frekuentuar mes te cilave sipas tij kafenete. Nderkohe qe per Ylli Pinarin shtoi se e njihte si tiranas. Per shtetasin Patrik Henri administrator i kompanise SAC shtoi se nuk e njihte dhe skishte dijeni per kompanine.
Me pas prokurori i tregoi deshmitarit dhe gjykates dy dokumente te sekuestruara gjate hetimeve paraprake ne te cilat ndodhej numri i pasaportes se Rrahman Selmanllarit ku autorizohej nga kompania SAC te kryente veprime ne emer te saj. Deshmitari serish u pergjigj shkurt dhe mohues.
Pyetje Lidhur me procesin e demontimit ne Gerdec a keni degjuar nese po a keni patur angazhime
Selmanllari Nuk kam patur angazhime nuk kam qene ne dijeni te procesit te demontimit ne Gerdec skam degjuar fare.
Pyetje Shtetasi Patrik Henri ju autorizonte juve me kete dokument qe mban numrin e pasaportes suaj dhe te firmosur per fabriken e demontimit ne Gerdec. Cfare keni ju per te thene per kete fakt. Dokumenti i perket prillit 2007 per te lidhur nje kontrate mes Ministrise se Mbrojtjes per marrjen me qira te tokes ne Gerdec
Selmanllari Sme kujtohet gje une nuk di gje. Skam lidhje fare.
Pyetje Gjate keqyrjes se zyres se Spiro Sales ish-perfaqesues i kompanise MEICO eshte gjetur ky procesverbal qe mban daten 15 maj 2007 me ane te te cilit dokumentohet marrja nga ana juaj si perfaqesues i SAC i 3 arkave me fisheke per qellime demontimi
Selmanllari Skam dijeni nuk kam terhequr municione asnjehere as si person fizik dhe as si perfaqesues i SAC
Deshmia e shumepritur per prokurorine nuk solli asnje te re ne procesin ndaj te pandehurve per tragjedine e Gerdecit.