E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratimi i rezolutes Meta Statusi i Kosoves ceshtje e se shkuares

Ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta reagoi sot pas vendimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara per rezoluten serbe ndaj Kosoves. Ne nje konference per shtyp shefi i diplomacise Meta theksoi se ceshtja e statusit te Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur dhe e se kaluares.

Ne vleresojne vendimin e Serbise per tu terhequr nga rezoluta e saj e meparshme dhe kompromisin qe beri me Bashkimin Evropian. Ne pershendesim edhe angazhimin e Bashkimit Evropian. Ne besojme se ceshtja e statusit te Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur dhe shpresojme se midis Serbise dhe Kosoves te nise nje dialog i sinqerte dhe i qendrueshem ne dobi te interesave te qytetareve ka theksuar Meta.

Sipas tij terheqja e Serbise nga rezoluta e meparshme e cila ishte e njeanshme e cila vinte ne pikepyetje autoritetin e GJND-se rreth vendimit per lirshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves eshte nje hap pozitiv qe duhet pershendetur.

Natyrisht ka qene nje hap i veshtire dhe sigurisht forcat politike atje duhet ta kene te qarte se ceshtja e statusit te Kosoves eshte nje ceshtje e se shkuares theksoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›