Projektligji për trajtimin e pjesshëm të minatorëve, opozita kërkon miratimin e statusit
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi i Shqipërisë diskutoi në seancën plenare të së enjtes, në lidhje me disa p/ligje të rëndësishme të miratuara nga Këshilli i Ministrave. P/ligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8685, datë 9. 11. 2000 “Për trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar”, ka hapur debate, ndërmjet grupeve parlamentare, të cilët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në miratimin e tij. Nga njëra anë, opozita kërkon që ndryshimi për këtë p/ligj të përfshijë kërkesat e bëra prej kohësh nga minatorët, të cilët kërkojnë të trajtohen me statusin përkatës dhe të përfitojnë rritjen e pensioneve. Ndërkohë ministri i Financave, Ridvan Bode tha se “dhënia e statusit duhet të ndjekë një llogjikë, të këtë një eksperiencë dhe të ndjekë modelet e vendeve me qeverisje të mirë, në mënyrë që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe jo një shoqëri të deformuar, thjesht për motive elektorale dhe qëllime politike”. "Dhënia e këtij statusi, -sipas ministrit të Financave Bode,- është 3 miliard lekë, dhe kostoja e këtij p/ligji është e papërballueshme nga buxheti i shtetit dhe për më tepër kjo është skemë shteruese pasi përfituesit kalojnë çdo vit në skemën e pensionit të pleqërisë”.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008