Zbutet Ndoka: Mbetem brenda mazhorancës
Autori i Lajmit: red.
Kryesia e Partisë Demokristiane ka analizuar situatën e re të krijuar, pas ndryshimeve të fundit në qeveri, të propozuara nga Kryeministri. Ajo denoncoi atë që e cilësoi qëndrim të njëanshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar midis Partisë Demokristiane të përfaqësuar nga kryetari i saj, Nard Ndoka dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. “Kryesia e PDK-së gjykon se ndryshimet në qeveri u bënë nën shantazhin e Gërdecit. Ndryshimet e fundit sjellin në qeveri shkaktarët e tragjedisë së rëndë Gërdecit, ndërkohë lënë jashtë qeverisjes ata që shëruan plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi e rëndë e cila pritet të zbardhet nga drejtësia, duke vënë para përgjegjësisë ligjore fajtorët”.
“Kryesia e PDK-së shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për largimin nga qeveria të të vetmit ministër që vinte nga shtresa e ish-të persekutuarve, ndërkohë që mbahen në qeverisje përfaqësues politikë të partive të ekstremit të majtë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, apo pinjollë persekutorëve të njohur e të denoncuar publikisht”.
Në këtë pikë, Kryesia e PDK-së vlerëson se qëndrimi përjashtues dhe mosvlerësimi i kontributeve të PDK-së në qeverisjen e vendit, në realizimin e reformave dhe në zgjidhjen e krizave politike, dëmton frymën e bashkëpunimit midis dy partive tona si dhe qeverisjen e kësaj maxhorance. “PDK përfaqëson një forcë politike që është persekutuar historikisht me egërsinë më të madhe, deri në zhdukje fizike të përfaqësuesve të saj në vitet e diktaturës. Për fat të keq, edhe pothuajse dy dekada pas shpalljes së pluralizmit politik eksponentët e diktaturës dhe segmentet e mbijetuara të saj vazhdojnë të njëjtën luftë ndaj PDK-së, ndërkohë që pengojnë dënimin e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë aktivë kundër PDK-së”, vijon deklarata e PDK. Kryesia e PDK-së thotë se pret që kryeministri dhe kryetari i PD-së Sali Berisha “të reflektojë me gjakftohtësi dhe të rishikojë marrëdhëniet e tij me PDK-në, e cila aktualisht përbën një nga partitë kryesore të maxhorancës së djathtë”. Gjithsesi Ndoka siguroi se mbetet brenda mazhorancës dhe thekson se do të vazhdojë të luajë rolin e saj aktiv në jetën politike të vendit si parti e qendrës së djathtë dhe do të mbështetë të gjitha reformat që ndikojnë në përmbushjen e standardeve për anëtarësimin e plotë të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008