E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektohet takimi Berisha-Berluskoni

31/03/2010 Telefonata

Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij italian, Kryeministri Silvio Berluskoni, pritet të zhvillojnë një takim së shpejti. Kjo është përcaktuar gjatë një bisede telefonike që krerët e dy qeverive zhvilluan ditën e djeshme. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, Berisha i telefonoi Kryeministrit italian për ta uruar mbi fitoren e forcës politike që ky i fundit drejton, në zgjedhjet rajonale vendore të zhvilluara në Itali. Krerët e dy qeverive, gjatë kësaj bisede ranë dakord që do të shihen së shpejti në një takim të përbashkët. Takimi i fundit mes tyre është bërë në mesin e muajit shkurt, me rastin e vizitës zyrtare të shefit të ekzekutivit të Tiranës në Romë. Gjatë bisedës telefonike, kreu i Qeverisë shqiptare i shprehu Kryeministrit Berluskoni bindjen se kjo fitore dëshmon besimin e madh të qytetarëve italianë tek ai dhe koalicioni qeveritar. Nga ana e tij, Berluskoni ka falënderuar me shumë përzemërsi Kryeministrin Berisha për urimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›