Tatimet, ngrihen dy struktura të reja
31/03/2010 Komisioni i Ekonomisë miraton Avokatin dhe Këshillin Konsultativ të tatimpaguesve
Tashmë do të lehtësohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe problemeve të biznesit
Sistemi tatimor i vendit plotësohet edhe me dy struktura të reja të planifikuara për të qenë në shërbim të tatimpaguesve. Dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u miratua ngritja e institucionit të Avokatit të tatimpaguesve si dhe Këshilli Konsultativ i tatimpaguesve. Avokati i tatimpaguesve është një strukturë shtetërore, e cila do të propozohet nga Drejtoria e Tatimeve dhe do të miratohet nga ministri i Financave dhe do të shërbejë për të mbrojtur të drejtat e biznesit. Kjo strukturë do t’i japë mundësinë çdo biznesi që të ankimojë një vendim tatimor. Por vendimet e saj nuk do të jenë tituj ekzekutiv, çka do të thotë se bizneset mund të kërkojnë të drejtën e tyre më pas edhe në gjykatë. Duke sqaruar funksionet e kësaj strukture të re Arjana Dyrmishi, drejtore e politikave fiskale në Ministrinë e Financave deklaroi se “krijimi i strukturës së Avokatit të Tatimeve pranë Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve do të jetë si një strukturë për përcjelljen e informacionit eficient dhe për trajtimin e gjithë problematikave që has sot tatimpaguesi në raportet me administratën tatimore, vonesat e paarsyeshme, zgjidhje jo të drejtë. Do të jetë pikërisht Avokati i tatimpaguesve një strukturë, e cila do të marrë këto shqetësime, këto problematika që has tatimpaguesi për ta përcjellë dhe për ta zgjidhur në mënyrën e duhur brenda strukturave të tatimeve”. Ndryshe nga i pari, Këshilli Konsultativ për tatimpaguesit do të funksionojë në Ministrinë e Financave dhe do të dominohet në pjesëmarrje nga përfaqësues të biznesit. Ai do të merret me procedurat dhe aspektet e zbatimit të ligjeve fiskale. “Synimi i krijimit të këtij këshilli ka të bëjë me krijimin e një strukture në Ministrinë e Financave që do të shërbejë si një urë lidhëse midis institucionit të Ministrisë së Financave, Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve dhe Komitetit të Biznesit për të marrë të gjitha problematikat e tyre”, tha Dyrmishi. Ndërkohë, duke iu referuar pikërisht krijimit të këtyre dy strukturave të reja, deputeti demokrat Florion Mima deklaroi se “shpeshherë ne kemi vuajtur nga abuzivizmi i administratës tatimore që ka nxjerrë qarkore apo udhëzime pa i interpretuar me tatimpaguesit. Që sot ata do të jenë të mbrojtur, do të jenë pjesë e tavolinës, pjesë e tryezës ku do të diskutohen këto procedura dhe praktika”. Si për Avokatin e tatimpaguesve, ashtu edhe për Këshillin Konsultativ atributet e punës i cakton Këshilli i Ministrave. Funksionimi i këtyre dy institucioneve pritet të nisë menjëherë pas miratimit të ligjeve përkatëse të tyre në Kuvend dhe parashikohet që të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.