E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurimet publike, Sekui: Luftë korrupsionit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui

TIRANË- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui ka prezantuar projektin e BE-së, financuar nga taksapaguesit evropianë për prokurimet publike në vendin tonë. Sipas tij, projekti në fjalë është një ndihmë e madhe për forcimin e aktiviteteve kontraktuese për të luftuar praktika potenciale korruptove, duke përfshirë edhe strategji për kompanitë dhe aktorët për shërbimet prokurimeve publike. Situata është krijuar si duhet për të gjitha këto që do të thotë se vendi ka mundësinë të sigurojë garë të drejtë për prokurimet publike- tha Sekui.

Duke përsëritur mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, Sekui ka theksuar se lufta kundër korrupsionit, për të cilën këmbëngul BE është edhe lufta kundër keqpërdorimit të parave publike. Ne mbështesim qeverisjen e mirë, se në mbështesim integrimin e vendit në BE. Këtë vit ne shpresojmë që të jemi në gjendje të raportojmë progresin në luftën kundër korrupsionit. Kjo përfshin edhe luftën kundër keqpërdorimit të parave publike, nuk është detyrë e lehtë, por është e mundshme. Ne besojmë se ky projekt financuar nga taksapaguesit evropiane dhe zbatuar nga dy shtete anëtarë do të ndihmojë në këtë drejtim, në mundësinë e progresit dhe avancimit të vendit drejt integrimit, jemi për të ndihmuar, por kjo është puna juaj- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›