Turqia, mbeshtet integrimin e Shqiperise

Ne takimin me Presidentin Bamir Topi, kreu i parlamentit turk vleresoi kontributin e Shqiperise si faktor paqeje ne rajonin e Ballkanit.
Me kreun e shtetit shqiptar u nda i njejti vleresim se bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve duhet te jete ne nivelin e bashkepunimit politik.
Ndersa ne takimin me homologen Jozefina Topalli, kryetari i parlamentit turk tha se Shqiperia ka plotesisht te drejte te jete anetare me te drejta te plota ne NATO dhe se me ritmin e reformave te realizuara vendi meriton anetaresimin ne Bashkimin Europian.
Me kryetarin e parlamentit turk u takua dhe kryeministri Berisha, i cili eshte interesuar me shume per anen ekonomike te bashkepunimit, duke synuar prani me te madhe te investitoreve turq ne Shqiperi, te cilet ne keto tre vjet kane investime direkte ne Shqiperi rreth 860 milione euro.
Ne keto 18 vjet dy vendet kane firmosur se bashku 126 marrveshje, qe perben dhe numrin me te madh te marreveshje dypaleshe te nenshkruara nga Shqiperia me ndonje vend tjeter.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code