E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji ankohet ne Strasburg

Mihal Delijorgji, i dyshuari kryesor per tragjedine e Gerdecit, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere i drejtohet Strasburgut, me pretendimin se i jane shkelur te drejtat. (UPDATE)

Ne nje kohe qe ai se bashku me Ylli Pinarin dhe Minxhollin po mbushin 10 muaj ne qelite e paraburgimit, pronat dhe pasurite e tij e kane shtyre t’i drejtohet nje gjykate tjeter, asaj te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Burime te sigurta i konfirmuan Top Channel se Delijorgji ka vene ne dijeni edhe autoritetet vendase ku pretendon se sekuestrot e vendosura mbi pasurite e tij jane te parsyeshme pasi nuk eshte marre parasysh gjendja e familjareve te tij.
Paralelisht me hetimet qe po zhvillohen ende per Gerdecin nga pronat e Delijorgjit, qe i jane nenshtruar sekuestros konservative bejne pjese pasuri te patundshme, apartamente dhe llogari bankare.

Si llogari bankare ne emer te Delijorgjit jane 900 mije euro, ndersa prokuroria ka kerkuar edhe sekuestron e 18 mije metrave  katrorë truall përfshi edhe ndërtimin në Shkozet në afërsi të Durrësit, si dhe rreth 11 mijë metra katorë sipërfaqe të tjera toke dhe pallate banimi në zonën e ish-uzinës Enver në Tiranë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›