Prokurorët e Tiranës: Inspektimi tendencioz
09/09/2009 Ministria: Kemi nxjerrë realitetin e dosjeve. Kontrolli nuk ka asnjë veçori shoqërore apo miqësie
Njerëzit e akuzës kryeqytetase hedhin akuza se Ministria e Drejtësisë ka manipuluar kontrollin në Prokurori
TIRANE- Kontrolli i inspektimit i kryer në Prokurorinë e Tiranës nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, ka ngjallur mjaft debate në radhët e prokurorëve të kësaj akuze. Reagimi ka ardhur një ditë pas publikimit të lajmit, se ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj, ka rekomanduar Kryeprokuroren Ina Rama që kjo e fundit të marrë masa ndëshkuese ndaj 34 prokurorëve që ushtrojnë funksionin e tyre në Prokurorinë e Tiranës. Mirëpo ndaj këtij vendimi shumë prokurorë, të cilët edhe pse nuk janë të sigurt nëse emri i tyre bën pjesë në listën e hartuar nga Ministria e Drejtësisë, shprehen tepër skeptikë në objektivitetin dhe qëllimin e këtij kontrolli inspektimi. Pjesa më e madhe e tyre, pa përmendur emra konkrete, theksojnë se akti i kontrollit i kryer nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka natyrë realiste dhe s’pasqyron me objektivizëm punën hetimore të Prokurorisë së Tiranës. Këtë deklaratë njerëzit e akuzës kryeqytetase e mbështesin në faktin se akti i kontrollit vjen në një kohë kur realisht marrëdhëniet midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë janë të ngrira, ku për rrjedhojë drejtuesit shpesh herë kanë shkëmbyer deklarata kontradiktore me njëri-tjetrin. Një tjetër fakt që sipas tyre zbeh qëllimin e këtij kontrolli inspektimi është se në listën e 34 emrave të propozuar për ndëshkim janë edhe dy emra, të cilët aktualisht drejtojnë poste kyçe në Prokurorinë e Përgjithshme. Nisur nga kjo situatë ata shprehen se të gjitha pretendimet që janë përpiluara në aktin e kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë për ndëshkimin e 34 prokurorëve, të gjykohen me gjakftohtësi nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë, Kryeprokurorja Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili është edhe njeriu kryesor që ka të drejtën ligjore e heqjes dhe vënies së emrin “prokuror”. Gjithashtu njerëzit e akuzës kryeqytetase shprehen se në fund të këtij procesi të merren parasysh dhe të analizohen të gjitha pretendimet e tyre, që ata do i japin me shkrim.
Ministria e Drejtësisë
Të kundërtën e pretendimeve të prokurorëve të Tiranës, japin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, të cilët shprehen se kontrolli i inspektimit i kryer në të gjithë prokurorët e rrethit gjyqësor Tiranës, është bërë në mënyrë transparente dhe ka treguar realisht punën hetimore që kanë kryer prokurorët e këtij dikasteri. Lënda kryesore ku janë bazuar konkluzionet e këtij kontrolli, kanë qenë procedimet penale që çdo prokuror ka hetuar gjatë vitit të kaluar. Specialistët thonë se ai nuk ka pasur asnjë qëllim negativ për të diskredituar Prokurorinë e Tiranës dhe atë të Përgjithshme, por realisht ka treguar të gjitha ato shkelje ligjore që janë kryer nga njerëzit e akuzës. Madje përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë shkojnë edhe më tej duke thënë se ky kontroll inspektimi është shumë herë më i mirë se ai që kryen Drejtoria e Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi prokurorët e kësaj të fundit hartojnë aktet e inspektimit sipas veçorive të miqësisë që kanë me prokurorët e ndryshëm. Aktualisht për të vërtetuar shkeljet e 34 prokurorë, organi i akuzës ka ngritur një grup pune për nxjerrë një konkluzion përfundimtar lidhur me akt-kontrollin e kryer në Prokurorinë e Tiranës nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë.
Raporti i ministrisë
Ministria e Drejtësisë shprehet në raportin e saj ende të pa publikuar, se abuzimet kryesore të prokurorëve të Tiranës kanë të bëjnë me kualifikimin e veprave penale. Sipas ministrisë, ka raste kur vrasje të mbetura në tentativë, janë klasifikuar dhe hetuar me akuzën e plagosjes, duke lehtësuar kështu autorët e ngjarjeve. Kontrollorët e Ministrisë së Drejtësisë pretendojnë më tej se prokurorët e kryeqytetit kanë shkelur afatet e hetimit të dosjeve, duke i zvarritur ato si dhe kanë gabuar në disa raste në aplikimin e masave të sigurimit. Shkelje janë kryer edhe në mosfillimin e çështjeve, në rastet kur për to ka pasur prova.
Cilësohet si prokuroria e dytë në shkallë vendi
Pas Tiranës, Prokuroria e Durrësit objekt i kontrollit
TIRANE- Pas përfundimit të inspektimit në Prokurorinë e Tiranës, në të cilën Ministria e Drejtësisë gjeti me shkelje ligjore 34 prokurorë, mësohet se së shpejti inspektorët e këtij dikasteri do të kryejnë kontroll edhe në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës. Kjo prokurori cilësohet e dyta në shkallë vendi për numrin e madh të procedimeve që heton dhe për këtë qëllim inspektorët do të kryejnë me imtësi kontrollin e çdo dosje penale që është filluar dhe pushuar së hetuari. Aktualisht kontrolli ende nuk ka filluar, por specialistët e Ministrisë së Drejtësisë shprehen të bindur se edhe në këtë rreth do të konstatojnë shumë prokurorë me shkelje. Ndërkohë që kontrolli i Inspektimit në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë ka filluar në muajt e parë të vitit që kaloi. Në të kanë marrë pjesë inspektorët e Drejtorisë së Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët me ligjin e ri për “Organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, kanë të drejtën ligjore të kryejnë kontrolle në të gjitha prokuroritë e vendit. Nuk dihet me saktësi nëse Ina Rama do marrë masa ndëshkimore ndaj 34 prokurorëve, por pritet që ky vendim të mësohet në kohën e ardhshme.
35 prokurorë për ndëshkim
1. 12 prokurorë, masë disiplinore me shkarkim
2. 10 prokurorë, masë disiplinore me transferim
3. 12 prokurorë me masë disiplinore vërejtje
Shkeljet e kryera
1. Caktimi i masave të sigurisë
2. Ekzekutimin e vendimeve të paraburgimit
3. Përcaktimin e veprave penale
4. Pushimin e procedimeve penale
5. Shkelje në aspektin procedural
6. Lehtësimin e të pandehurve