AKKP, brenda muajit shtator pronarët marrin kompensimin monetar
09/09/2009 Më të favorizuarit, atyre që u është njohur prona në 1996-1998
Janë paraqitur rreth 600 kërkesa, 200 do jenë fituesit
Brenda fundit të muajit shtator, AKKP, synon të përfundojë shpërndarjen e fondit prej 6 milionë dollarësh që është vënë në dispozicion të ish-pronarëve për kompensim monetar. Sipas burimeve nga AKKP, janë paraqitur deri më tani rreth 600 kërkesa për aplikim, ndërkohë që fituesit do të jenë 200 ish-pronarë. Të njëjtat burime shprehen se fondi duhet të ishte alokuar më parë, por dhe tek ky proces duket se kanë ndikuar proceset politike që kaloi vendi, siç ishin zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Gjithsesi, deri më tani specialistët e kësaj agjencie janë marrë me shqyrtimin e dokumentacionit të dorëzuar, dhe verifikimin e të gjitha dosjeve të subjekteve që pretendojnë kompensimin nga shteti.
Kriteret
Kriteri bazë për të përfituar nga kompensimi i pronave do të jetë koha kur i është njohur prona. Burime nga AKKP-ja shprehen se më të favorizuarit këtë vit do të jenë ato subjekte, të cilave pronave u është njohur në harkun kohor 1996-1998. Ndërsa për ata të cilët njohja e pronës është bërë pas këtij viti duket se do u duhet të presin fondin e vitit të ardhshëm për të përfituar kompensim monetar. Sipas të njëjtave burime mësohet se procesi tashmë është në fazën e fundit dhe së shpejti do të bëhet e njohur dhe data, apo mënyra se si do të bëhet tërheqja e fondit, mënyrë e cila rregullohet me anë të një udhëzimi të AKKP-së. Gjatë viteve të kaluara praktika ka treguar se fondi për përfituesit kalonte në llogaritë bankare të gjithsecilit, praktikë e cila nuk pritet të ndryshojë as këtë vit.
Përllogaritja
Ndërkohë përllogaritja e kompensimit do të bëhet ashtu si dhe në vitet e kaluara, pra pronarët do të kompensohen për 200 metra tokë, e cila do të përllogaritet në bazë të formulës të hartuar nga AKKP përpara dy vjetësh. Pra, çdo subjekt i shpronësuar do të marrë kompensimin monetar në bazë të vlerës që del nga formula e përllogaritjes, dhe harta e vlerës e miratuar nga institucioni i AKKP-së. Gjithsesi mendohet se fondi prej 6 milionë dollarësh, që jepet çdo vit nga qeveria është i pamjaftueshëm për kompensimin e pronarëve, pasi shuma që duhet i kalon katër miliardë dollarët. Specialistët e fushës kanë shprehur mendimin se për të përmbyllur procesin, rruga më e mirë do të ishte kompensimi fizik i pronarëve, një premtim i qeverisë Berisha, që në mandatin e saj të parë qeverisës.