Rama nis sot takimet për garën e kreut të PS
09/09/2009 Kupola rozë zbardh hapat e mëtejshëm për hetimin e zgjedhjeve, ndër të tjera dhe protesta
“Aksioni ynë politik do të shtrihet në të gjitha aspektet me të gjitha mjetet demokratike”
Kreu në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, starton sot takimet me bazën. Stacioni i parë pritet të jetë qyteti i Elbasanit. Kështu, duke qenë kandidat në garën për kryetarin e kësaj partie, Rama pritet që të nisë sot takimet me anëtarësinë socialiste, e cila ka atributin që në bazë të statutit të PS-së të zgjedhë kreun e saj sipas parimit “një anëtar, një votë”. Njëkohësisht pritet që të jetë kjo anëtarësi ajo që rizgjedh sërish në krye të PS-së më 26 shtator. Mësohet se në këtë takim, Rama do të shoqërohet dhe nga kandidati tjetër në garën për një post të tillë, Maqo Lakrori. Ndërkohë që krahas fushatës për një çështje të tillë, Rama do të vijojë në informimin e elektoratit të majtë lidhur me qëndrimin e PS-së përkundrejt zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe institucioneve të dala prej tyre. Konkretisht, socialistët kanë kushtëzuar pjesëmarrjen në Kuvend deri në realizimin e një sërë kërkesave për mazhorancën. Por pas një hapi të tillë pritet që kupola rozë të thërrasë në protesta mbështetësit dhe anëtarët e PS-së, duke synuar në këtë mënyrë realizimin e njërit prej premtimeve të bëra prej saj, që janë zgjedhjet e parakohshme.
Deklarata
Pozicioni i Partisë Socialiste karshi Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit vijon të jetë i palëkundshëm, konkretisht një bojkot i kushtëzuar deri në plotësimin e kërkesave të bëra publike nga kjo parti për mazhorancën. Një fakt i tillë u ritheksua dhe njëherë tjetër gjatë ditës së djeshme nga kreu socialist, Edi Rama rinënvizoi “domosdoshmërinë e marrëdhënies së kushtëzuar me një Kuvend, i cili jo vetëm po lind si shprehje e një deformimi të rëndë të procesit elektoral, por i cili po afirmon qysh në lindjen e vet principin shumë të rrezikshëm të mungesës së plotë të vullnetit për transparencë në raport me të gjithë publikun dhe në raport me detyrimet themelore për respektimin e lirive dhe të drejtave kushtetuese të njerëzve”. Por ndryshe nga deklaratat e mëparshme, kreu në detyrë i PS-së artikuloi qartë hapat e mëtejshëm që pritet të ndërmarrë kjo forcë politike, pas bërjes publike të kushteve përmes të cilave argumentohet bojkoti i Kuvendit nga grupi parlamentar socialist. “Do të intensifikojmë kontaktet tona me qytetarët, kontaktet tona me të gjithë ata që nuk duan të pranojnë këtë realitet të imponuar dhe të deformuar përmes forcash, të cilat po veprojnë çdo ditë e më shumë në kundërshtim me interesat e përbashkëta të vendit dhe sigurisht që të gjitha mjetet demokratike janë në dispozicionin e çdokujt që kërkon të ngrejë kauzën e tij dhe për më tepër të opozitës, që nuk do të kursejë veten dhe asnjë mjet për ta bërë këtë kauzë një kauzë që dëgjohet, një kauzë që shikohet dhe kuptohet qartë edhe nga ata që nuk duan të dëgjojnë, shikojnë dhe kuptojnë sot”, vuri në dukje Rama, gjatë fjalës së tij.
Argumenti
“Ka një të drejtë themelore të shkruar në ligj, sipas së cilës nuk mund të na mohojë e smund të na mohohet asnjë kërkesë për të hapur kutitë e votimit dhe për të bërë rinumërim; është shumë e thjeshtë. Në momentin që kjo kërkesë mohohet, do të thotë që ka diçka për të fshehur dhe ndërkohë ne jemi të bindur që ajo që fshihet është krimi zgjedhor i 28 qershorit”. Kështu u shpreh dje kreu Rama gjatë komunikimit të tij me mediat, duke vënë në dukje qartë se për partinë më të madhe opozitare nuk do të ketë më kthim prapa, deri në realizimin e një hetimi parlamentar mbi zgjedhjet që sapo lamë pas. Për këtë arsye, Rama nënvizoi se “kemi shtruar bashkërisht atë çka do të jetë aksioni ynë politik, i cili fillon me kushtëzimin e Kuvendit, por pa asnjë dyshim nuk mbaron këtu, përkundrazi do të shtrihet edhe në aspekte të tjera”.
Kundërvënia
“Opinionit publik ti jepet e drejta të shohë se çka në kutitë që Sali Berisha bashkë me Ilir Metën mbajnë peng të kyçura në errësirë, ndërkohë që skërmiten përpara opinionit publik, duke qenë madje krenarë që po i japin jetë një qeverie që është shprehja më e shëmtuar e deformimeve të gjithë këtyre viteve, dhe që dje mori edhe një prapashtesë tjetër, duke përfshirë si ministër një person, që është ende në gjykim për një krim shtetëror, dhe duke u bërë simotër e qeverisë iraniane, se ka edhe ajo një ministër në kërkim apo gjykim”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij, lidhur me një çështje të tillë.
Bojkoti i kushtëzuar i Kuvendit, Rama takim me deputetët
Ndahen detyrat për ligjvënësit socialistë
Të qartësohet baza për kushtet e PS kundrejt mazhorancës dhe Kuvendit
Drejtuesit e Partisë Socialiste dhe deputetët e saj për të 12 qarqet e vendit janë thirrur dje nga kryetari i tyre në detyrë Edi Rama. Mësohet se në këto takime të veçanta me drejtuesit vendorë dhe ligjvënësit socialistë që arritën të siguronin mandatin për në legjislativin e ri edhe pse ende nuk kanë arritur ta gëzojnë atë për shkak të bojkotit, Rama i ka informuar ata lidhur me vendimet më të fundit të marrë nga kupola rozë. Në këtë mënyrë, pas bërjes me dije të kushteve që PS-ja ka vënë për mazhorancën dhe Kuvendin dhe prej të cilave varet dhe pozicioni i grupit të saj parlamentar ndaj këtij institucioni, Rama u ka kërkuar përfaqësuesve socialistë që të intensifikojnë takimet me bazën socialiste. Kjo për vetë faktin se tashmë këto kushte duhet të jenë sa më bindëse për elektoratin e majtë. Por nga ana tjetër, kreu Rama ka vënë në dijeni drejtuesit vendorë si dhe ligjvënësit socialistë dhe për hapat që do të ndjekë në vazhdim kjo parti, të cilat vetë ai preferoi ti cilësojë si një aksion politik, që do të shtrihet në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rritjen e kapacitetit informues të opozitës. Ndër kryesoret, Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon një ligj të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor edhe me praninë e OSBE-ODIHR, të drejtuar e përbërë në shumicë nga opozita parlamentare. Për më tepër, socialistët nuk do të ndryshojnë qëndrim, nëse shumica në Kuvend nuk pranon kërkesën e tyre për hapjen e kutive të votimit, të kërkuara prej kohësh nga kjo forcë politike. Gjithashtu, socialistët përmes kushteve të tyre synojnë identifikimin e përgjegjësive institucionale dhe administrative të të gjithë drejtuesve të institucioneve publike, të cilët në kundërshtim me legjislacionin në fuqi kanë përdorur funksionet dhe asetet publike në shërbim të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj. Në këtë mënyrë, ishin këto dhe një sërë kushtesh të tjera, të cilat u janë vënë në dispozicion deputetëve të PS-së gjatë takimit të djeshëm, me qëllim që një lëvizje e tillë si dhe të gjithë hapat që do të përbëjnë aksionin politik të saj, të jenë të qarta për bazën socialiste.
Precedenti
Bojkoti i Kuvendit nga forcat parlamentare me sa duket do të vijojë të mbetet një precedent i cili tashmë mund të jetë bërë traditë për klasën politike në vend. Pa dashur të shkojmë më tej në kohë, rikujtojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001 dhe certifikimit të tyre nga institucioni qendror i zgjedhjeve, ishte Partia Demokratike ajo e cila, duke rezultuar në opozitë preferoi që të zgjidhte si rrugën më të drejtë për të ndjekur atë të bojkotit të institucionit të parlamentit. Kështu, duke pretenduar se zgjedhjet u dominuan nga manipulimet dhe vjedhjet e votave, demokratët braktisën për një periudhë relativisht të gjatë këtë institucion. Tashmë, pas zgjedhjeve po të përgjithshme të 28 qershorit, në këtë rol është Partia Socialiste, e cila ka kushtëzuar pjesëmarrjen në Kuvend me hetimin parlamentar të këtyre zgjedhjeve, por pjesë e hetimit të jetë vetëm ajo dhe prezenca e OSBE-së.
Mospjesëmarrja në takim
Harasani: Rama nuk e pa të arsyeshme të më thërrasë
Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, sqaroi lidhur me mospjesëmarrjen e tij në takimin e zhvilluar mes ligjvënësve të sapozgjedhur të PS-së dhe kryetarit të saj, Edi Rama: “Zoti Rama nuk e ka parë të arsyeshme të më thërrasë. Është vendim i zotit Rama, nuk ka asgjë personale. Uroj të mos jenë shenjat e para të bojkotit ndaj anëtarëve që mendojnë ndryshe në grupin parlamentar, apo të mos jenë shenjat e para të përjashtimit, pasi është diçka që do ta dëmtonte PS-në, jo mua personalisht”. Por nga ana tjetër, deputeti socialist mëshoi fort faktin se “do vazhdoj të bëj punën time si deputet sepse nuk jam deputet i zotit Rama, jam deputet i PS-së, jam votuar nga PS-ja dhe do të vazhdoj të bëj detyrën time dhe të jap mendimin tim duke përfaqësuar zërin e votuesve që më kanë votuar”. Sipas tij, nga ky largim nga parlamenti të vetmit që dëmtohen janë socialistët dhe PS-ja, pasi qeveria ka mundësinë të marrë vendime, mundësinë të votojë, të vendosë dhe të thotë atë çka do dhe zëri i socialistëve që kanë votuar për ne nuk do të shkojë në parlament.
Qëndrimi i Blushit
“Bojkoti i Kuvendit, vendim personal dhe arbitrar i Ramës”
Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtar i kryesisë së kësaj partie, Ben Blushi, nuk ishte dje pjesë e takimit të organizuar nga kreu në detyrë i kësaj partie, Edi Rama. Gjatë ditës së djeshme, Rama thirri në takim deputetët dhe drejtuesit e kësaj partie në rrethe, takim në të cilin u vu re dhe mungesa e njërit prej kundërshtarëve të tij, i cili është shprehur kundër bojkotimit të punimeve të Kuvendit. Madje, në gjykimin e tij bojkoti është një vendim arbitrar dhe personal i kryetarit në detyrë të PS-së, Edi Rama. Për këtë arsye, dy ditë më parë Blushi përsëriti qëndrimin e tij kundër bojkotit të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, duke thënë se “ideja e bojkotit është mjaft e konsumuar brenda PS-së, ajo ka kaluar në shumë hallka dhe ka arritur në një vendim personal të Ramës”. Ndërkohë Blushi sqaroi se mungoi në seancën parlamentare në respekt të vendimit të shumicës socialiste. “Por unë dhe ata që mendojnë si unë do të vazhdojmë të themi fjalën tonë në forumet e PS-së”, tha Blushi. Sipas tij, beteja kundër fenomenit dhe arbitraritetit, që i lidhur në interesa jopolitike kthehet në një pushtim brenda partisë, do të vazhdojë.