E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, 4 vjeçari kalon rrugënme shokët, e përplas makina

Të tjera rreth shkrimit 3 vjeçari vdiq se u përplas me airbag BULQIZE- 4- vjeçari me inicialet I.H është përplasur  për vdekje nga një mjet teksa po kalonte rrugën. Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në zonën që ndan Bulqizën me Peshkopinë, vendin e quajtur ura e Topojanit.

Përplasja ka qenë e fortë dhe vogëlushi gjeti vdekjen në spitalin e Maqellarës. Sipas policisë së qarkut të Dibrës i mituri po kalonte në anën tjetër të rrugës, bashke me dy fëmijë të tjerë, kur u përplas nga mjeti që po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›