E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët, hetim për gruan e kreut të Bashkisë Kavajë

"Jam marrë peng për disa orë dhe kam abortuar fëmijën". Kështu ka deklaruar në denoncimin që ka bërë në Policinë e Tiranës, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Roshi.
 

Menjeherë pas këtij denoncimi, prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë janë nisur drejt Kavajës për të verifikuar edhe një herë dëshminë e saj.
 

Zv. Prokurori i krimeve të Rënda si dhe një tjetër prokuror, kanë nisur verifikimet për të marrë dëshminë e 28-vjecares Rroshi si dhe të familjarëve të tjerë të saj, ku sipas burimeve nuk do të përjashtohet as kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.
 

Dëshmia e tyre e sidomos e pengut, do të mund të zbardh itenerarin e ngjarjes si dhe do të hedh dritë mbi autorët si dhe mjetin që ata e kanë transportuar. Ndërkohë që sipas burimeve nga policia, mësohet se gruaja ishte shtatëzanë në muajin e 9-te dhe se rrëmbimi nga dy persona të pa identifikuar i ka shkaktuar edhe humbjen e fëmijës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›