FMN pranon te mbikeqyre Kosoven por nderpret qasjen ne fonde

Ne Kosove kryeministri Hashim Thaci tha sot se qeveria e tij ka arritur nje marreveshje me Fondin Monetar Nderkombetare per vezhgimin e politikave ekonomike te Kosoves per vitin 2011. Pajtimi sipas tij pasoi bisedime te veshtira meqe Fondi Monetar Nderkombetar kishte njoftuar nderprerjen e nje programi te miratuar ne korrik te vitit 2010 qe synonte qendrueshmerine financiare te Kosoves. Por ky pajtim qe sipas kryeministrit Thaci ka siguruar vazhdimin e mbeshtetjes se Fondit Monetar per qeverine e Kosoves nuk ka siguruar qasje ne mbeshtetjen e premtuar financiare prej 156 milion eurosh nga Fondi monetar Banka Boterore dhe Komisioni Evropian.
Fondi Monetar Nderkombetar nepermjet nje komunikate ne faqen e internetit ka njoftuar se ne vitin 2011 eshte nderprere marreveshja e arritur ne korrik te vitit te kaluar qe kishte per qellim te rivendose qendrueshmerine fiskale dhe te ruaje qendrueshmerine financiare duke ushtruar kufizime ne shpenzime dhe duke rritur depozitat e Qeverise ne Banken Qendrore te Kosoves. Elemente te buxhetit te vitit 2011 ne vecanti rritja e madhe e pagave kane devijuar nga programi. Si rezultat nuk do te perfundoje rishikimi i programit. Gjate ketij misioni personeli i Fondit dhe autoritetet ne Prishtine kane arritur nje marreveshje mbi Programin e Monitorimit te Personelit sipas te cilit do te krijohet nje mekanizem percjelles qe mund te coje ne nje marreveshje te mbeshtetur nga FMN-ja me 2012.
Kryeministri Thaci tha se marreveshja per vezhgim te politikave ekonomike pasoi nje periudhe bisedimesh te veshtira me Fondin Monetar Nderkombetare.
Si rezultat i ketyre diskutimeve eshte arritur pajtimi per nje program te monitoruar nga stafi i FMN-se lidhur me nje pako masash te politikave qe do te monitorohen nga FMN deri ne fund te vitit 2011. Keto politika kane per qellim kryesor ruajtjen e metutjeshme te qendrueshmerise fiskale dhe menaxhimin e ekzekutimin me te fuqishem te buxhetit. Zbatimi i suksesshem i ketij programi gjate ketij viti do te mundesoje vazhdimin e mbeshtetjes dhe asistences nga FMN dhe donatoret tjere tha kryeministri Thaci.
Mospajtimet ndermjet qeverise dhe FMN-se ishin rrjedhoje e sic eshte thene mospermbushjes se kritereve nga marreveshja e nenshkruar vitin e kaluar nga ana e qeverise se Kosoves ne vecanti vendimi i njeanshem i saj per rritjen e pagave per sherbyesit civile. Nje vit me pare qeveria e Kosoves ishte dakorduar me Fondin Monetar qe pagat ne sektorin publik te rriten per 7-8 per qind por ato shenuan nje rritje mesatare prej 30 per qindesh ne fillim te ketij viti. Kjo kishte nxitur shume reagime edhe te opozites e cila ka shfaqur drojen se veprimet e tilla mund te qojne ne thellimin e krizes ekonomike ne vend.
Shqetesime kane ngritur edhe ekspertet e ekonomise. Drejtori Ekzekutiv i Odes Ekonomike amerikane Leke Musa tha ne nje bisede per Zerin e Amerikes se moszbatimi i marreveshjes do te kete pasoja per ardhmerine ekonomike te Kosoves.
Ne kohen kur globalisht ceshtjet e disiplines fiskale veshtrohen ne menyre te thukte nga institucionet e ndryshme qeveria e Kosoves ne kete moment kur deshiron qe te ndertoje nje shtet stabil ka derguar nje sinjal jo aq te mire se ka nje synim per te krijuar nje ekonomi te qendrueshme dhe nje vend te qendrueshem nga aspekti fiskal dhe monetar tha zoti Musa.
Kosova shpalli pavaresise ne shkurt te vitit 2008 ndersa ne qershor te vitit 2009 ajo u be anetarja e 186-te e ketij fondi dhe Bankes Boterore qe ishte cilesuar si nje nga sukseset e medha te shtetit te ri pavaresia e te cilit kundershtohet edhe me tej ashper nga Serbia dhe aleatet e saj.