Bashkë me shokun e tij përdhunuan vajzën çeke para syve të mikut të saj
01/06/2011 Arrestohet 24-vjeçari për marrëdhënie seksuale me dhunë
Korçë- Së fundi, pas 5 vjet kërkimesh, strukturat e policisë të qarkut Korçë bënë të mundur arrestimin e 24- vjeçarit, Marjon Meçolli, i cili kishte qënë i shpallur në kërkim që nga fillimi i gushtit të vitit 2006. Ky shtetas, pikërisht në këtë kohë, në bashkëpunim me shokun e tij, Redion Terolli, përdhunuan të dy së bashku, studenten nga Çekia, Alena K., e cila kishte ardhur në Shqipëri si turiste. Ngjarja ndodhi në Qafën e Zvezdës, vend ky që lidh qytetin e Korçës me zonën e Prespës. Në atë çast studentja 22-vjeçare ishte e shoqëruar nga miku i saj çek, Robert Tropek. Megjithatë, Marjon Meçolli dhe Redion Terolli nuk nguruan që ta përdhunon vajzën nga Çekia përpara syve të mikut të saj. Në atë kohë, Meçolli ishte 19 vjeç dhe Terolli vetëm 15 vjeç dhe megjithatë arritën të kryejnë një akt kriminal. Dy shtetasit çekë kishin qënë duke udhëtuar më këmbë, me synimin për të soditur natyrën, kur befas u kishin dalë përpara dy veta dhe pas kësaj ata do të përballeshin me tmerrin. Përveç sa më sipër, ata u grabitën dy shtetasve nga Çekia gjithçka që kishin patur me vete: 250 korona çeke, 200 USD, 70 euro, 200 dinarë serbë, një kamera digitale “Olimpus”, telefonin celular të tipit “Siemens”, çantat e shpinës dhe pasaportat. Kapja e 24- vjeçarit të shpallur në kërkim u bë e ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë, të cilat pohuan se ditën e martë, në orën 09:30 minuta, pas një pune të mirorganizuar nga e Sektorit të Operacioneve Speciale dhe të Kërkimit në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Korçë, u bë i mundur realizimi me sukses i operacionit të koduar “Identiteti i rremë” ku në saj të këtij operacioni u bë kapja e personit në kërkim, Marjon Meçolli, por tashmë me emrin e tij të rremë, Marjon Kolami, lindur dhe banues në fshatin Zvezdë të rrethit Korçë. Në vijim të këtij informacioni burimet policore sqaruan se shtetasi Marjon Meçolli kishte qënë person i shpallur në kërkim që prej datës 02.08.2006, dhe me Vendim nr. 26, datë 22.01.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e kishte dënuar atë me 8 vjet burg për veprat penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe për “vjedhje me dhunë”, parashikuar nga nenet 102/2 dhe 139 e 25 të Kodit Penal. Sipas policisë, ky shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin Redion Terolli, në dt. 30.07.2006, në aksin rrugor Zvezdë - Liqenas kishin vjedhur me dhunë shtetasit me kombësi çeke: Robert Tropek-un dhe shtetasen me iniciale A.K, ku ndërkohë kishin kryerë marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen çeke. Tashmë pritet që materialet e përpiluara për këtë rast t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. Kujtojmë me këtë rast se shoku i Marjon Meçollit dhe konkretisht Redion Terolli, i cili që nga dita e përdhunimit të studentes çeke ishte larguar nga vendi, u ekstradua nga shteti grek në vitin 2008, i cili aktualisht vuan dënimin në burg.
Vepror Hasani