E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mun-Obama: 2009, vit i përballjeve të vështira globale

Uashington - Krerët më të lartë amerikanë pranojnë se viti 2009 do të jetë një sfidë për mbarë botën, përsa i përket vështirësive me të cilat ka nisur e që duket se do ta shoqërojnë gjatë muajve në vazhdim. Sekretari i Përgjithshëm i bëri komentet dje në një takim me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Mun tha se 2009-a është një vit me kriza në shumë fronte, duke përfshirë rënien ekonomike globale, ndryshimin e klimës dhe gjendjen humanitare në Darfur të Sudanit.

Shqetësimet e Mun janë mbështetur edhe nga vetë presidenti Obama. Ky i fundit u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dërgojë Sudanit një mesazh të fortë dhe të përbashkët se zgjerimi i krizës së atjeshme humanitare nuk është i pranueshëm.

Ndërkohë, në Darfur gjëndja po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Një javë më parë, Presidenti Omar al-Bashir dëboi 13 organizata të huaja ndihmash. Vendimi erdhi pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare ngriti akuza për krime lufte ndaj Presidentit Bashir.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›