Kosova dënon vrasjet dhe represioni në Siri

Protesta ne Siri
Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së jashtme, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Siri, ajo dënon ashpër vrasjet dhe represionin, që po ushtron regjimi sirian mbi popullsinë e pafajshme.
Në njoftimin e Ministrisë së jashtme theksohet se Kosova mbështet popullin sirian në zgjedhjen e fatit të vet dhe përkrahë pa asnjë rezervë, përpjekjet e qytetarëve sirianë kundër regjimit represiv.
Qeveria e Kosovës mbështet edhe masat e Ligës Arabe dhe të Komunitetit ndërkombëtar, kundër regjimit të Sirisë dhe fton për ndalje të dhunës së skajshme dhe të vrasjeve në Siri.