Regjistrimi i popullsise dhe Keshilli i Evropes
Ne shtepine e perbashket evropiane qe u enderrua te ngrihej pas Luftes II Boterore nje vend te vecante ze Keshilli i Evropes. i themeluar me 5 maj 1949 sistemi i tij i konventave vuri theksin tek te drejtat themelore te njeriut dhe te minoriteteve. Nje nder arritjet kryesore ne kontinentin evropian dhe me gjere eshte Konventa Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore 1950 dhe Konventa Kuader per Minoritetet Kombetare 1998. Mirepo ndersa Konventa per Te Drejtat e Njeriut eshte ratifikuar nga te te gjitha vendet anetare Konventa Kuader e Minoriteteve eshte ratifikuar vetem nga 39 vende. Nder vendet me minoritete te rendesishme kombetare qe ende nuk e kane ratifikuar ate spikasin Franca dhe Greqia.
Trysnia e njeanshme e Keshillit te Evropes
Si institucioni kryesor i Keshillit te Evropes ne lemin e minoriteteve Konventa Kuader eshte nder arritjet me te shenuara juridike ne kontinent. Ajo shtjellon parime juridike dhe standard te rendesishme ne mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve kombetare. Duhet theksuar se Konventa ka karakter programatik dhe jo drejtperdrejte zbatues duke i lene diskrecion te gjere shteteve anetare per arritjen e objektivave te saj ne perputhje me rrethanat e tyre te posacme. Konventa nuk jep perkufizim te minoritetit kombetar nuk njeh te drejta kolektive dhe eshte e ngulitur fort ne te drejten nderkombetare parimet e soranitetit konmbetar dhe te integritetit territorial.
Organizma kryesore te Konventes jane Sekretariati perkates Komiteti Keshillimor dhe Komiteti i Ministrave. Komiteti Keshillimor shqyrton Raportet periodike per gjendjen e minoriteteve ne nje vend qe ka ratifikuar Konventen mandej paraqet Opinione per Komitetin e Ministrave qe ne fund ben Rekomandime.
Shqetesimi kryesor qe rrjedh nga kjo strukture relativisht e re ne te drejten nderkombetare eshte mungesa e zbatimit te njetrajtshem te Konventes ne Evrope ngase sikurse u tha vende te rendesishme si Franca dhe Greqia ende nuk e kane ratifikuar ate. Tjeter shqetesim perben procedura relativisht e fshehte e e funksionimit te Komitetit Keshillimor dhe sidomos angazhimi i nje strukture tjeter dhe pikerisht e Grupit te Raportuesve te te Drejtave te Njeriut G-HR qe nuk parashikohet fare ne Konvente por qe funksionon si nderlidhes midis Komitetit Keshillimor dhe Komitetit te Ministrave. Keto mund te jene disa prej aresyeve se pse disa qendrime ne lidhje me Shqiperine kane qene te pasakta.
Shembulli me i paster per kete jane Opinionet e Komitetit Keshillimor. E perbere nga eksperte te shquar te pavarur Komiteti Keshillimor ka bere pergjithesisht pune te lavderueshme ne sigurimin e zbatimit te njetrajtshem te parimeve dhe normave te Konventes ne shtetet anetare.
Megjithate jo rralle Opinionet e Komitetit Keshillimor kane qene te njeanshme dhe te tepruara. Detyra e Komitetit Keshillimor e percaktuar ne Neni 26.1 te Konvente eshte vleresimi i pershtatshmerise se masave te ndermarra nga shtetet anetare per te zbatuar parimet e caktuara ne Konvente. Kaq.
Me fjale te tjera Komiteti Keshillimor nuk eshte as arbiter as gjykates as interpretues dhe as ri-hartues i Konventes por thjesht sherben si vleresues subjektiv i perputhjes se masave shteterore me parimet e saj. Ne kete drejtim ka rendesi thelbesore qe Komiteti Keshillimor te menjanoje cfaredo nderhyrje me karakter politik ne punen e tij pavaresisht nese ajo vjen nga organizma shteterore apo shoqata jo-qeveritare.
Ne lidhje me Shqiperine Opinionet e Komitetit Keshillimor ne menyre te perseritur te japin pershtypjen se kane adoptuar pikepamjet e qarqeve te skajshme greke. Madje duket se Komiteti Keshillimor ka tejkaluar vete frymen dhe germen e Konventes Kuader sidomos sa i takon Nenit 3 ose veteidentifikimit te kombesise apo perkatesise etnike qe sot eshte bere kale i betejes se disa qarqeve te caktuara ne Regjistrimin e ardhshem te popullsise. Natyrisht qellimi i tyre i vertete seshte aspak statistikor. MJafton te kujtojme ketu se njefare federate e ashtuquajtur epirotike e konsideron Toskerine si territor i pushtuar nga Shqiperia
Sipas Nenit 3 cdo person qe i takon nje minoriteti kombetar do te kete te drejte te zgjedhe lirisht nese deshiron ose jo te trajtohet si i tille. I njohur ndryshe edhe si parimi i vete-identifikimit ky parim thjesht mbron te drejten e identifikimit individual nese nje shtetas deshiron te trajtohet si minoritet kombetar. Sikurse u theksua me lart kjo nuk nenkupton as te drejta kolektive dhe as informacione statistikore. Po ashtu Komentari i Konventes si dokumenti themelor interpretues i saj qarteson se ky nen nuk do te thote se nje individ ka te drejte per te zgjedhur arbitrarisht perkatesine ne nje minoritet kombetar dhe se zgjedhja subjektive e cdo individi eshte pazgjidhmerisht e lidhur me kriteret objektive qe i perkasin identitetit te personit.
Pikerisht kete interpretim te qarte dhe thelbesor duket se anashkalojne Opinionet periodike te Komitetit Keshillimor. Per habi Opinionet e Komitetit Keshillimor ne menyre te vazhdueshme kane ngulur kembe ne parimin e paqene te vete-identikimit subjektiv te cilin Konventa nuk e njeh. Po ashtu Opinionet praktikisht e kane zhveshur Shqiperine nga ushtrimi i te drejtave te saja sovrane diskrecionare ne arritjen e objektivave te Konventes cka perben devijim serioz te Komitetit Keshillimor nga fryma dhe germa e Konventes.
Deri ne vitin 2010 ketyre devijimeve autoritetet shqiptare u jane pergjigjur me argumente te sakta dhe bindese. Shembulli me i mire eshte pergjigja e argumentuar e Ministrise se Jashtme Shqiptare ndaj Opinionit te Pare te Komitetit Keshillimor e vitit 2002-2003 e hartuar nga nje ekip ekspertesh vendes te kryesuar nga diplomati Agron Tare.
Per rendesine e tij te vecante pjesen perkatese po e paraqesim te plote ne tjeterkund ne kete faqe. Pa dyshim qe ky eshte nder dokumentet me serioze te hartuara prej qeverise shqiptare. Edhe pse me pas eksperti i minoriteteve Agron Tare u largua pa asnje motivacion te besueshem nga puna administrata e sotme shqiptare vijoi ta ndjeke kete qendrim te drejte i cili ishte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare.
Keshtu ne vitin 2008 Qeveria Shqiptare pergjigjej se Opinioni i Komitetit Keshillimor ka lene jashte shqyrtimit kriteret objektive sikurse jane gjuha e folur ne familje kombesia traditat. Mirepo ne kushtet qe kalon sot Shqiperia menjanimi i kritereve objektive domethene lidhja e qendrueshme me vendin dhe shqyrtimi vetem i kriterit subjektiv qe eshte shprehja e deshires per tu vecuar si minoritet do te sillte rritjen artificiale te numrit te minoritetit dhe ne manipulimin e rrezikshem politik te minoriteteve.
Ky qendrim i drejte i Shqiperise buron jo vetem nga interpretimi i vetem i Konventes por edhe nga pervoja shumevjecare pozitive e Shqiperise ne fushen e minoriteteve kombetare. Ne kete drejtim duke patur parasysh pervojen e vendit qysh me Deklaraten per Mbrojtjen e Minoriteteve te Fan S. Nolit ne emer te Qeverise Shqiptare te 2 tetorit 1921 e tehu mund te thuhet pa fjale se Shqiperia mund ta ofroje pervojen e saj mbi 80 vjecare per pasurimin e Konventes Kuader qe eshte vetem 13 vjecare.
Mirepo ne vend qe Komiteti Keshillimor te terhiqej nga qendrimi i vet dhe zbatonte me ne fund Konventen ai propozoi Komitetit te Ministrave nje Opinion te njejte me te parin i cili e miratoi pa debat ne mbledhjen e 8 korrikut 2009. Tre jave me pare ishte dhene miratimi paraprak nga mekanizmi shqyrtues jopublik i quajtur GR-H grupi i Raportuesve per te Drejtat e Njeriut dokumenti i references CM2009 96.
Pra megjithe qendrimet e aresyetuara te qeverise shqiptare ne perputhje te plot me Konventen Komiteti i Ministrave si organi me i larte monitorues adoptoi nje Rezolute qe bie ndesh me vete parimet e Konvents.
Natyrisht qe qeveria shqiptare mund ta kishte refuzuar Rezoluten e mesiperme dhe te paraqiste kundershtimet dhe rezervat e veta me shkrim. Por nuk ndodhi ashtu.
Per habi te te gjitheve me 10 janar 2011 qeveria shqiptare paraqiti prane Sekretariatit te Keshillit te Evropes Raportin e Trete Periodik ku pranon vete-identifikimin subjektiv. Ky Raport eshte nder dokumentet me jo-dinjitoze ne keto thuajse 100 vjet te shtetit te pavarur shqiptar. Versioni ne anglisht i dokumentit nuk ka as numerim faqesh dhe permban gabime te pafalshme shtypi. Gjykuar nga cilesia raporti duhet te jete pergatitur nga Komiteti Shteteror per Minoritetet dhe kurrsesi nga Ministria e Puneve te Jashtme.
ka eshte edhe me shqetesuese Raporti eshte kthese dramatike ne ceshtjen e shteruar te minoriteteve ne vend kthese kjo e pashembullt ne historine e shtetit dhe se drejtes ne Shqiperi. Aty braktiset praktia e konsoliduar diplomatike e shtetit shqiptar diskrecioni shteteror si dhe zbatimi i kritereve objektive te percaktuara nga fryma dhe germa e Konventes Kuader duke iu nenshtruar trysnise se padrejte te Komitetit Keshillimor dhe duke pranuar per here te pare intepretimin e pasakte metafizik te Nenit 3 te Konventes d.m.th. vetedeklarimin subjektiv te etnicitetit.
Ky akt administrativ bie ne kundershtim me te drejten nderkombetare me angazhimet historike te Shqiperise qysh me themelimin e shtetit modern shqiptar me praktiken e buruar nga Lidhja e Kombeve me te drejten kushtetuese si dhe me vete Konventen Kuader cka do te trajtohen njehere tjeter.
Trysnite e papranueshme politike
Sikurse verehet puna pergatitore e Regjistrimit - proces qe normalisht duhet te jete teresisht i brendshem - eshte bere ne kushtet e trysnise se papranueshme politike nga jashte si dhe ne mungese transparence. Ndryshe nga pretendimet per gjitheperfshirje dhe transparence procesi i pergatitjes se regjistrimit nuk ka qene i tille. Verejtet e shumta te opinionit publik per pyetjet opsionale te besimit fetar e perkatesise etnike nuk u moren fare parasysh.
Procesi i Regjistrimit udhehiqet nga nje Komitet ad hoc i kryesuar nga nje Minister por aktet administrative te ketij Komiteti nuk jane bere te ditura. Vete Kryetari i Komitetit e ka politizuar procesin sidomos kur ia ka hedhur fajin qeverise se perparshme per mosperfshirjen e pyetjeve opsionale ne Regjistrimin e vitit 2000. Mirepo harrohet se vete qeveria e sotme deri ne kthesen dramatike te janarit 2011 ka konfirmuar vijen e qeverise se perparshme duke shprehur shqetesime serioze per rrezikun e manipulimeve te procesit sikurse u permend me lart.
Pergjithesisht trysnia e Keshillit te Evropes perfshire ate te Komitetit te Ministrave mund te perballohet fare mire me ane notash diplomatike derogimeve apo deklarimeve bashkengjitur Opinionit te Komitetit Keshillimor qe mund ti kujtonin ketij te fundit detyrimin qe ka per te zbatuar frymen dhe germen e Konventes dhe jo per te devijuar prej saj.
Tjeter cenim serioz te objektivitetit dhe saktesise se procesit perben nderhyrja e e papranueshme e ish-Konsullit grek ne Korce - gjate kohes kur ishte i ngarkuar me pune konsullore. Ky akt verteton se parimi i vete-deklarimit po manipulohet per te shkelur parimet themelore te Konventes lidhur me respektimin e se drejtes nderkombetare sovranitetit dhe teresise territorial cka perben zhvillim shume serioz. Nuk mund te mos permendim qendrimin deri tani te drejte te qeverise greke qe u shfaq me terheqjen e menjehershme dhe largimin nga trupi diplomati grek te Konsullit te perfolur. Te shpresojme se ky qendrim nuk do te ndryshoje.
Sa u takon trysnive nga perfaqesues te lobit greko-amerikan ato ose duhen injoruar ose te jene objekt pergjigjeje vetem nga punonjesit e shtypit te selive diplomatike shqiptare. Verehet p.sh. se edhe nje kongresmen greko-amerikan nga Florida te jete perfshire ne kete loje edhe pse nuk u mungojne hallet e zgjedhesve te tyre.
Duhet permendur se ka edhe indikacione qe perfshirja e pyetjeve opsionale te kombesise dhe fese - si kerkese e qarqeve te ashtuquajtura epirotike te Diaspores greke te Amerikes - eshte premtuar nga ana e Kryetarit te PD-se ne nje takim te tijin me 2 dhjetor 2002 ne seline e PD-se me nje eksponent te atyre qarqeve. Sipas nje interviste te gazetarit I. Babaramo eksponenti ne fjale citohet te kete deklaruar ne lidhje me takimin me Berishen se ky i fundit tha se ishte i vendosur qe minoriteti grek dhe minoritetet e tjera te kene te drejten per te deklaruar identitetin etnik dhe fetar ne nje regjistrim te pritshem.
Nese kjo deklarate bazohet ne fakte te verteta Kryetari i PD-se nuk mund te ndermarre angazhime personale kur ushtron funksione te rendesishme partiake apo shteterore aq me teper kur behet fjale per ceshtje jetike apo kardinale te shtetit shqiptar. E thene ndryshe preferencat e tij personale nuk mund ti kundervihen interesave dhe deshirave te anetaresise se PD-se votuesve te saj ne mbare vendin zgjedhesve te tij ne Kavaje apo interesave te mbare shtetasve shqiptare dhe sidomos edhe Kushtetutes se vendit dhe te drejtes nderkombetare. Nuk ka asnje te dhene qe Kryetari i PD-se te kete vjele mendimin e mbare qytetareve te vendit ne zgjedhjen e tij personale te cituar me lart.
Perfundime
Regjistrimi i popullsise si proces mirefilli i brendshem statistikor nuk mund te behet pre i nderhyrjeve politike nga brenda ose jashte. Aq me pak organizma te rendesishme nderkombetare si Keshilli i Evropes nuk mund te cenojne reputacionin e tyre te shquar dhe angazhimin e tyre te lavderueshem ne lemin e te drejtave te njeriut dhe te minoriteve ne Evrope duke mbeshtetur Opinione te njeanshme e te gabuara te eksperteve te vet gjithsesi te respektuar te Komitetit Keshillimor.
Qendrimet e argumentuara dhe diskrecioni i nje shteti anetar me pervoje te gjete ne fushen e minoriteteve kombetare nuk mund te rrezohen nga Opinionet e Komitetit Keshillimor te Konventes Kuader. E thene ndryshe eshte Komiteti Keshillimor qe mund te mesoje nga pervoja e shtetit shqiptar ne zbatimin e Konventes dhe jo anasjelltas.
Rrjedhimisht perdorimi i Konventes Kuader ne procesin e Regjistrimit te Popullsise eshte i pavend. Se pari Konventa Kuader nuk merret as me te drejta kolektive dhe as me regjistrime popullsish ne vetvete. Se dyti zbatimi i Nenit 3 te kesaj Konvente lyp perdorimin e kritereve objektive ne vete-identifikim. Se treti ne kushtet e posacme te vendit abuzimi me parimin e vete-identifikimit cenon frymen e pergjithshme te Konventes Preambula per respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit kombetar te shteteve si dhe te germes se saj te parashkuar ne Neni 21 Asgje ne Konvente nuk mund te interpretohet se nenkupton ndonje te drejte per tu marre me ndonje veprim qe eshte ne kundershtim me parimet themelore te se drejtes nderkombetare dhe sidomos me... integritetint territorial dhe pavaresine politike te shteteve.
Deklarimet e ish-Konsullit grek ne Korce dhe programet e organizatave te ashtuquajtura vorioepirjote cenojne haptazi Nenin 21 te Konventes. Se fundi Keshilli i Evropes duhet te kembengule qe sa me pare Konventa Kuader te ratifikohet dhe te gjeje zbatim ne Greqine fqinje dhe mike.
Sa i takon Shqiprise ndofta qeveria duhet te ristrukturoje Komitetin Kombetar te Minoriteve duke u kthyer tek praktika e konsoliduar vendase qe Ministria e Jashtme te jete organizmi qendror i vetem qe paraqet para instancave nderkombetare informacion per politikat dhe gjendjen e minoriteteve ne Shqiperi. Natyrisht hap i domosdoshem eshte edhe terheqja dhe rishikimi i Raportit te Raundit III te gjendjes se minoriteteve ne Shqiperi te paraqitur me 10 janar 2011 Sekretarit te Keshillit te Evropes.