Prokurori aksidenton të moshuarin, policia fsheh krimin
23/03/2009 Një 72-vjeçar ka mbërritur në urgjencë në situatë kritike. Blutë e Durrësit, asnjë informacion
DURRES- Policia e Durrësit ka mbajtur të fshehtë emrat e dy autorëve, të cilët kanë shkaktuar aksident automobilistik, ndërkohë që njëri nga autorët është prokuror. Rreth orës 17.50 në repartin e pranimit në urgjencën e patologjisë së Durrësit është sjellë me një autoveturë shtetasi Hysen B. dhe mjeku i pranimit së bashku me personelin e mesëm kanë ofruar të gjithë ndihmën.
Aksidenti
I moshuari rreth të 72 viteve me banim në Arapaj ka pësuar goditje në pjesën e kraharorit dhe në fytyrë. Sipas bluzave të bardha, pak minuta pas mbërritjes së urgjencës në derën e repartit të pranimit janë shfaqur uniformat e qarkullimit rrugor, të cilët kanë nisur të marrin edhe të dhënat e para të aksidentit. I aksidentuari Hysen B., 72 vjeç, me banim në Arapaj është trajtuar në spital dhe mjeku dhe infermieret fillimisht i kanë ndaluar hemorragjinë e më pas e kanë nxjerrë jashtë rrezikut për jetën duke deklaruar më pas se i moshuari nuk kërcënohej nga vdekja. Por policia ka heshtur lidhur me autorin e ngjarjes. Persona që kanë pasur informacion të plotë e të sigurt kanë thënë se aksidenti është shkaktuar nga një prokuror i Prokurorisë së Durrësit në afërsi të banesës së viktimës. Ndonëse policia nuk ka dhënë asnjë detaj mësohet se i moshuari ka qenë duke ecur rrugës së Arapaj sapo kalon Plepat teksa është aksidentuar nga autovetura e prokurorit. Personat e interesuar të fshehin krimin kanë larguar nga reparti i pranimit 72-vjeçarin Berisha, ndërsa thuhet se prokurori ka qenë i shoqëruar në kohën e kryerjes së aksidentit. Madje mësohet se prokurori, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka sjellë vet në urgjencë burrin e moshuar dhe është tërhequr në një kënd të repartit duke telefonuar në këmbëngulje për të mbyllur këtë aksident pa u marrë vesh. Ndërkohë policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me autorin e këtij aksidenti, sidomos pas daljes nga rreziku të të moshuarit. Këto janë raste të përsëritura ngase policia ka fshehur edhe raste të tjera aksidenti. Në çdo rast kur burim akuze për aksidente apo akte kriminale bëhen efektiva blu apo prokurorë e gjyqtarë, policia shmang dhe keqinformon opinionin.
Sërish asnjë autor
Përplas me mjet 28-vjeçarin, e braktis
Një qytetar tjetër në Durrës është aksidentuar me mjet dhe është lënë në mes të rrugës nga autori i aksidentit. Urim L. 28-vjeçar nga lagjja numër 17 e qytetit të Durrësit ka pësuar fraktura shumë të forta në trup dhe në kafkë. Ai ka qenë duke ecur në këmbë teksa rreth orës 19.30 të së shtunës është përfshirë nga një autoveturë. Autori i këtij krimi ka përfituar nga errësira dhe është larguar duke e lënë 28-vjeçarin të mbuluar në gjak në mes të rrugës. Fatmirësisht pak minuta pas këtij aksidenti të rëndë pranë vendngjarjes ka kaluar një tjetër mjet, i cili e ka dërguar të riun në spital. Mjekët kanë vërejtur se ai ka pësuar dëmtime të forta ngase kishte thyer këmbën dhe dëmtuar kafkën. Për këtë arsye Urim L. është futur menjëherë në sallën e kirurgjisë dhe është mbajtur nën kujdesin e ortopedit. Fakti se policia ka fshehur të dy këto aksidente ka lënë hije të forta dyshimi jo vetëm me emrin e prokurorit që ka mandat për të denoncuar ligjërisht krimin, por edhe për personin që ka bërë aksidentin e dytë, duke lënë 28-vjeçarin e mbuluar në gjak në mes të rrugës.