Aldo Bare, Prokuroria më 3 prill nis gjykimin në mungesë
23/03/2009 Pritet të lexohen akuzat e të thirren dëshmitarë, procesi edhe për Dondollakun
TIRANË- Mëngjesi i datës 3 prill 2009 do të shënojë vijimin e një prej proceseve më të bujshme që kanë hasur gjykatat shqiptare, pasi i akuzuari në mungesë do të jetë Aldo Bare, ish-nr. 1 i bandës së Lushnjës dhe krahu i tij i djathtë Enver Dondollaku. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmojnë për gazetën “Metropol” se pikërisht në datën 3 prill do të lexohen akuzat për Alfred Shkurtin (i arrestuar në Turqi) dhe Enver Dondollakun (i kapur në Itali), teksa janë vënë në dijeni autoritetet e drejtësisë së këtyre vendeve me anë të letërporosive. Nga të njëjtat burime mësohet se reagimi i Aldo Bares ka qenë i njëjti me atë të vitit të kaluar, pasi nuk e ka pritur mirë nisjen e procesit dhe shfaqi pakënaqësitë për sistemin tonë gjyqësor dhe mungesën e garantimit të sigurisë fizike. Nga ana tjetër Enver Dondollaku është shprehur se ia ka lënë në dorë mbrojtjen avokatit të tij. Në seancën e tre prillit pritet të thirren edhe disa dëshmitarë për dosjen tashmë të veçuar të dy ish-kapove të Bandës së Lushnjës.
Reagimi i Aldo Bares
Ish-kapo i "bandës së Lushnjës" refuzon ekstradimin në Tiranë, duke pohuar se nuk dëshiron të jetë i pranishëm në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, madje nuk dëshiron të përfaqësohet me avokat mbrojtës. Letra e nënshkruar nga Aldo Bare në burgun që ndodhet në Kushedasi të Turqisë, ka mbërritur vitin e kaluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prej më shumë se një viti, Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte pezulluar gjyqin në ngarkim të Aldo Bares, i njohur ndryshe si Alfred Shkurti. Procedura kërkonte një konfirmim prej tij, konkretisht lajmërimin se po gjykohet në Tiranë për akuza të rënda të vrasjes, drejtimit të bandës, armëmbajtjes pa leje dhe dhunimit të varreve dhe më pas konfirmimin nëse do të jetë i pranishëm në këtë proces.
Kreu i "bandës së Lushnjës" kërkoi azil politik në Turqi pas arrestimit nga policia në vitin 2005. Mirëpo një kërkesë e tillë u refuzua, ndërsa Shqipëria dhe Italia dorëzuan në gjykatën e Ankarasë kërkesat për ekstradimin e Alfred Shkurtit në vendet respektive. “Nëse kërkesa ime për azil politik nuk pranohet, atëherë kërkoj nga gjykata të pranohet kërkesa e shtetit italian për ekstradimin tim në Itali dhe jo në Shqipëri, pasi në vendin tim më rrezikohet jeta dhe disa individë më duan të vdekur atje”,-mësohet të ketë thënë Bare para Gjykatës Administrative në Ankara. Në Shqipëri, Aldo Bare akuzohej si drejtuesi i një prej bandave më të përgjakshme, ndërsa pala italiane e akuzonte Baren se përmes telefonatave nga Turqia, Italia dhe Rumania ku lëvizte vazhdimisht, ka drejtuar trafikun e heroinës dhe kokainës për në Itali, ku në emër të tij vepronte krahu i djathtë, Enver Dondollaku. Me një deklaratë të nënshkruar nga vetë ai, Bare thotë se nuk dëshiron të jetë i pranishëm.
Dondollaku, nr. 2 i bandës
s’pranon të marrë pjesë
Enver Dondollaku, i njohur nga drejtësia shqiptare si krahu i djathtë i Aldo Bares, ka refuzuar të përfaqësohet në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri. Këtë përgjigje i dyshuari si numri dy i bandës së Lushnjës e ka dhënë nëpërmjet një letërporosie, ku në të cilën ai shkruan refuzimin e pjesëmarrjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Veç të tjerash burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se në përgjigjen e Dondollakut thuhet se ai ka pranuar të përfaqësohet në çdo seancë gjyqësore nga avokati i tij mbrojtës. Sipas tij, ky i fundit mund të kërkojë edhe gjykim të shkurtuar, duke bërë që të pandehurit vip, Enver Dondollakut t’i ulen 1/3 e masës së dënimit. “Gjithçka ia kam lënë në dorë avokatit mbrojtës. Në procesin që po zhvillohet ndaj meje në Shqipëri, mbrojtësi im le të zbatojë të gjitha hapat që mund të lehtësojnë klientin e tij”,-thuhet në përgjigjen e dërguar nga Dondollaku. Nga kjo përgjigje duket se numri dy i bandës famëkeqe të qytetit të Lushnjës, shpreh pendesë dhe në një farë mënyre pranon autorësinë e akuzave të bëra nga Prokuroria për Krime të Rënda. Dënimi i datës 26 dhjetor 2007 është i treti që jepet për Enver Dondollakun, pasi në vitin 2003 është dënuar me 4 vjet burg për falsifikim dokumentesh nga Apeli i Durrësit. Ndërkohë, që në verë të vitit të kaluar gjykata e Padovas në Itali e dënoi Dondollakun me 200 muaj burg, pasi e gjeti fajtor për shpërndarje narkotikësh.
Pasaporta
Në datën 21 maj 2006 rreth orës 01:00 në vendin e quajtur Sarmeola di Rubano-Padova është arrestuar në Itali i pandehuri Enver Dondollaku. Ky arrestim ka ardhur si pasojë bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Mësohet se në momentin e ndalimit Dondollaku mbante me vete një pasaportë sllovake me emrin Denis Chochlanov lindur më 14 mars 1975 në Cezmarok Sllovaki si dhe 800 euro.
Të akuzuarit
Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Erjon Cici, Arjan Aliço, Jorgo ( Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina janë të pandehurit, të cilët do të përgjigjen para Krimeve të Rënda për disa vepra penale, që ata dyshohet se i kanë kryer në Lushnjë që nga vitit 1997. Ky grup i ardhur në vitin 2007, është duke u gjykuar nga Marsela Balili.