Niveli i kompensimit synon rritjen
23/03/2009 Ndryshimi i skemës së sigurimit të depozitave sipas praktikave evropiane
Rishikimi i nivelit minimal të shumës së kompensimit do të kalojë në dy faza
Niveli minimal i shumës së kompensimit, që aktualisht është 20 000 euro, pritet të rritet në 50 000 dhe më pas në 100 000 euro. Rishikimi i skemës së sigurimit të depozitave, që sipas projektit të qeverisë “Për sigurimin e depozitave” garanton deri në 2 500 000 lekë, ka si qëllim mbulimin e një pjesë domethënëse të vlerës së depozitave të depozituesve. Në këtë aspekt është marrë në konsideratë dhe praktika e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit. Kryesisht për vendet e Bashkimit Evropian masat janë formatizuar në ndryshimin e direktivës 94/19/KE “Për skemat e garantimit të depozitave” me propozimin e Parlamentit Evropian në lidhje me amendimin e direktivës së mësipërme. Më konkretisht në amendimin në fjalë është propozuar rishikimi i nivelit minimal të shumës së kompensimit, që aktualisht është 20 000 euro, të rritet në 100 000 euro. Këto ndryshime parashikohet të ndërmerren në dy faza: si fillim niveli i shumës së kompensimit do të rritet në 50 000 euro dhe më pas deri në dhjetor të vitit 2010 në 100 000 euro në varësi të ndikimit të këtyre masave në publik. Gjithashtu ndryshimet përfshijnë edhe shkurtimin e afatit për fillimin dhe kryerjen e procesit të kompensimit si dhe heqjen e kushtit të bashkësigurimit. Në vijimësi të procesit të rishikimit dhe ndryshimit të kuadrit rregullator evropian në këtë fushë, vihet re se në vendet e BE-së dhe të rajonit kanë marrë masat përkatëse në lidhje me rishikimin e shumës së siguruar të depozitave. Sipas tabelës krahasuese, Italia është shteti që aktualisht mbulon depozitat në vlerë më të lartë, me 103 291 euro. Ndërkohë që Greqia është vendi që mbulimin e ri prej 100 000 euro e realizon gjatë tre vjetve. Vazhdimisht Banka e Shqipërisë ka pasur kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Financave, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe bankat tregtare në lidhje me zhvillimet ekonomiko-financiare në vend në fushën e sigurimit të depozitave. Bazuar në të dhënat ekonomike të përftuara gjatë këtyre konsultimeve, vërehet se rreth 50 për qind e depozitave të individëve janë nën vlerën 2 500 000 lekë, ndërkohë që si numër zotëruesit e këtyre depozitave përbëjnë rreth 96 për qind të numrit të depozituesve individë. Rishikimi i skemës ekzistuese vlerësohet i rëndësishëm për krijimin progresiv të kushteve të tregut tonë të brendshëm financiar në përputhje me tregun e përbashkët të BE-së.
Hapat
Procedurat e miratimit të projektit
Projektligji për disa ndryshime në ligjin 8873 “Për sigurimin e depozitave” do të hyjë këtë javë në procedurat parlamentar. Ai do të shqyrtohet dhe diskutohet në komisionin parlamentar përgjegjës, atë për Ekonominë dhe Financat. Në kohën që ky komision përfundon procedurat e diskutimit dhe më pas miratimit të projektit parimisht dhe më pas nen për nen, i kalohet për votim përfundimtar seancës parlamentare. Është kjo hallka e fundit procedurale për sa i takon institucionit të Kuvendit, institucion i cili miratim draftin ashtu siç është propozuar nga Ministria e Financave, ose me ndryshime. Pasi lë dyert e Parlamentit drafti me gjithë ndryshimet e pësuara dhe votuar nga deputetët, i kalon për dekretim Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Është pikërisht kreu i shtetit që firmos dekretimin ose kthimin në Kuvend të këtij projekti.
Ish-të përndjekurit presin të kalojnë për miratim në Parlament
Dëmshpërblim të dënuarve pa gjyq, ngec projekti
Propozimet më të fundit të mazhorancës për ligjin e të përndjekurve politikë, që synonin zgjerimin e rrethit dhe kategorive të përfituesve si dhe zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumenteve pranë Ministrisë së Drejtësisë, kanë ngecur në Kuvend. Kanë kaluar 10 ditë, janë zhvilluar dy seanca parlamentare që nga miratimi i projektit të propozuar nga dikasteri i Alibeajt, sipas amendamenteve të iniciuara nga deputeti i Partisë Demokratike Astrit Bushati, por drafti s’ka kaluar ende në seancë për t’i miratuar. Sipas burimeve nga Kuvendi, shkak për këtë vonesë është bërë mungesa e një përgjigjeje deri tani nga Këshilli i Ministrave lidhur me faturën financiare të këtij projekti. Ky shqetësim u ngrit nga deputetët e opozitës dhe ai i PBDNJ-së Spiro Peçi gjatë diskutimit të projektit në Komisionin e Ligjeve. Pavarësisht kësaj, ndryshimet u miratuan nga mazhoranca në këtë komision dhe u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Shkak për këtë ishte parashikimi në ligj i përfitimit të shpërblimit edhe nga disa kategori personash që sipas deputetëve të PS-së kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit. Sipas tyre, projekti dëmshpërblen persona që kanë vrarë bashkëkombësit e tyre për interesa të okupatorit. Me ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve, afati i paraqitjes së dokumentacionit në Ministrinë e Drejtësisë për të përfituar dëmshpërblimin u shty deri në korrik të këtij viti. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, kjo shtyrje e afateve nuk nënkupton domosdoshmërisht shtyrjen e procesit të dëmshpërblimit. Po ashtu projekti zgjeron rrethin e përfituesve, si dhe përfshin në ligj viktimat e ekzekutuara pa gjyq, të dënuarit në kampe internimi të rrethuar me tela me gjemba dhe të afërmit e klerit.
Dispozita transitore
Kërkuesit që kanë paraqitur kërkesë për përftimin e dëmshpërblimit financiar në Ministrinë e Drejtësisë dhe janë njoftuar me “njoftim negativ” kanë të drejtë të riparaqesin një kërkesë të re për të rikonfirmuar vullnetin e tyre, si dhe certifikatën e lindjes së lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kësaj kërkese të dytë. Pas regjistrimit të dokumentacionit, nis procedura e shqyrtimit administrativ për përfitimin e dëmshpërblimit financiar.