Bankat kontroll te rrepte llogarive bankare
TIRAN-Shtohet kontrolli mbi veprimtarine financiare te shtetasve shqiptare por edhe te huajve qe jetojne ne Shqiperi. Krahas bankave tashme do te jene edhe zyrat e kembimit valutor si edhe ato te transfertave te parave te cilat do te raportojne prane Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave cdo transferte mbi 100 mije leke.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria ne ligjin Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit kaluan dje ne Komisionin e Ekonomise vetem me votat e deputeteve te maxhorances.
Raportimi i cdo transferte qe kalon vleren e 200 mije lekeve eshte nje risi per zyrat e kembimit valutor po ashtu edhe raportimi i transaksioneve mbi vleren 100 mije leke per agjencite e transfertave te parave. Ne te gjitha rastet keto zyra jane pergjegjese per identifikimin e perfituesit te te hollave.
Nderkaq ligji parashikon edhe nje sere ndryshimesh te tjera ne trajtimin e transfertave bankare te kryera nga persona qe jane te ngarkuar me sherbim nga qeveria e tyre ne vendin tone. Ne lidhje me kete bankat noteret avokatet etj. jane te detyruar qe per cdo transferte parash si edhe shitje apo blerje prone te kryer nga keto persona te marrin te dhena te detajuara per aktivitetin e tyre si dhe lidhjet qe ata kane me palen perfituese.
Pra nese dikush kryen nje transferte bankare punonjesi duhet qe bashke me identifikimin e tij te marre te dhena ne lidhje me personin te cilit i behet transferta apo edhe marredhenieve qe ai mund te kete me individe apo subjekte qe kryejne aktivitet te dyshimte.
E njejta praktike do te ndiqet edhe ne rastet e noterimit te dokumenteve apo ne marredheniet me zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Krahas identifikimit te personit qe ka perballe noteri do te duhet te siguroje te dhena te lidhjeve qe ai ka me te tretet nese ata kane te bejne me terrorizmin apo pastrimin e parave. Madje ligji parashikon nderprerjen e marredhenies me klientet e huaj qe jane emeruar me detyra shteterore ne vendin tone nese nuk arrijne te sigurojne informacione te besueshme.
Krahas rritjes se vigjilences per parandalimin e pastrimit te parave apo financimin e terrorizmit procedurat e reja pritet te shtojne burokracite duke u marre me shume kohe konsumatoreve. Pritet per tu pare se si detyrimet ligjore do te pasqyrohen ne menyren se si do te organizohen bankat noteret avokatet si dhe te gjithe ata qe jane subjekt i ketij ligji per te zbatuar ndryshimet e miratuara dje. Pas hyrjes se tyre ne fuqi pritet qe Ministria e Financave te nxjerre udhezime te tjera ku te percaktohen me konkretisht modulet e zbatimit.
Sipas ligjit aktual bankat dhe zyrat e kembimit valutor jane te detyruara qe te raportojne prane Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave te gjitha transfertat te cilat kalojne vleren e 6 milione lekeve.
Nderkohe ne rastet kur kalojne kufirin qytetaret jane te detyruar te deklarojne nese kane me shume se 1.5 milione leke KESH me vete duke dhene edhe burimin si dhe destinacionin e tyre. Kjo eshte nderhyrja e dyte qe qeveria ben ne kete ligj pasi disa muaj me pare kishte vendosur detyrimin qe bankat te raportonin prane Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave te gjitha llogarite e klienteve te tyre.
Transfertat e dyshimta ulen gjobat per bankat
Ministria e Financave ul masen e gjobave per bankat zyrat e kembimit valutor kazinote avokatet etj. ne rastet kur ato nuk raportojne tek Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave transfertat apo veprimet e tjera financiare te klienteve te tyre.
Nderhyrja e Bankes se Shqiperise por edhe e Shoqates se Bankave ka bere qe ekzekutivi te percaktoje nje kufi minimal dhe maksimal te gjobave qe do te aplikohen ne kete rast duke hequr dore nga praktika e meparshme e cila parashikonte penalizime deri ne 10 per qind te shumes se paraportuar. Per subjektet avokatet apo noteret gjoba varion nga 100 mije deri ne 1.5 milione leke ne baze te rrezikshmerise se klientit qe nuk eshte raportuar.
Ne rastet e transfertave te parave ne forme elektronike bankat apo agjencite e transfertave duhet te marrin informacionin e plote mbi burimin. Ne rastet kur nuk veprohet kjo ne ligj parashikohen gjoba nga 400 mije deri ne 4 milione leke.