Masakrohet me thika ne prite 25-vjecari
Elbasan- Dy te rinj masakrojne me thika nje 25-vjecar. Sherbimet e Policise se Elbasanit arrestuan Renato Bakalli, 20 vjec, me banim ne lagjen "Qemal Stafa", pasi ne bashkepunim me Gerti Hysenbelliu, me banim ne te njejten lagje, dyshohet se kane tentuar te vrasin A. S., me banim ne lagjen "Brigada 17 Sulmuese". Ngjarja ndodhi nje dite me pare ne nje nga rrugicat e lagjes, ku te dyshuarit i kane zene prite 25-vjecarit, duke e sulmuar me thika e sende te forta. Viktima eshte qelluar disa here me thika dhe mjete te forta ne trup. Pasi kane qene te bindur per vrasjen, autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Kalimtare te rastesishem i kane dhene ndihmen e pare te plagosurit, i cili eshte shtrire i lare ne gjak ne asfalt. Nga te dhenat paraprake rezulton se mes autoreve ka pasur konflikte te meparshme, te cilat kane nisur pas nje grindje banale.
F.S.
F.S.