Varferia ekstreme, tenton vetehelmimin 42-vjecarja
Kurbin- Kushtet e veshtira ekonomike kane cuar drejt tentatives per veteflijim te nje 42 vjecareje nga Sanxhaku i rrethit te Kurbinit. Flutura Rr., eshte gjetur ne momente agonie nga bashkeshorti i saj ndersa me pare kishte konsumuar nje kokerr fostoksine ne kushte depresive. Burime zyrtare te policise thane se akti ka qene i paramenduar nga 42-vjecarja, e cila per te gjetur nje shtyse, ka konsumuar me pare edhe nje sasi alkooli. Menjehere bashkeshorti e ka derguar ne spitalin e Lacit, por mjeket kane sugjeruar kurimin e saj ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, pasi ka qene ne gjendje kritike per jeten. Policia nisi hetimet per kete ngjarje dhe mori ne pyetje pjesetaret e familjes. Nga deshmite e dhena rezulton se familja Rrapushi jetonte ne kushte te veshtira ekonomike, pasi cifti i bashkeshorteve ishte i papune. Flutura sipas familjareve prej nje ore nuk dukej verdalle shtepise si zakonisht. Mesohet se cifti jetonte ne nje ndertese me qira dhe nuk kishte mundesi ekonomike ta paguante. A.B.