E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria “pastron” Olldashin nga akuzat

Kjo Ministri bëri me dije se prokuroria ka konkluduar se në të gjithë procedure e ndjekur nga MPPT është respektuar ligjin.

Hetimi nisi pasi në dy të përditshme shqiptare, u botuan artikuj ku ministri i Punëve Publike dhe Transportit, akuzohej për shkelje të ligjit dhe krijim të situatave monopol dhe pasi vetë Olldashi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të hetohej procedura e ndjekur nga MPPT- ja, me dhënien e lejeve administrative për ndërtimin e rrjetit të fibrave në rrugë subjektit ATU. 

“Në vendimin qe mban datën 17 tetor, prokuroria konfimon se në përfundim të hetimeve pas verifikimit të gjithë dokumentacionit të procedurës së deklarimit nul të lejeve të lëshuara nga DPRr, lejes administrative nr.120, datë 23.08.2009, “Për dhënien me kundërshpërblim të drejtës së përdorimit të aksit rrugor kombëtar”, dhe marrjen me cilësinë e provës së dokumentacionit dhe të dhënave në institucionet shtetërore të përfshira në hetim të tilla si AKEP, Autoriteti i Konkurrencës, MPPT, konfirmohet se procedura e ndjekur ka qenë konform ligjit”, thekson Ministria.

Sipas organit të akuzës  në lidhje me akuzat e bëra për procedurat e anulimit të 4 lejeve të DPRR-së nga ministri Olldashi, në dhjetor të vitit 2009, rezultoi se procesi  ishte në përputhje me kompetencat e ministrit pasi lejet ishin dhënë pa afat dhe kundërshpërblim në favor të shtetit. Një arsyetim i tillë çmohet se ka mbrojtur interesat e shtetit, për të bërë të mundur përfitimin e të ardhurave publike, nga dhënia në përdorim e pasurive publike të paluajtshme për shfrytëzim për shtrirjen e fibrave optike,  dhe se nuk ka cenuar në mënyrë të paligjshme interesat e  4 subjekteve private lejet e të cilëve u  deklaruan ‘‘Nul’’. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-25 09:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›