E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozohen per here te pare, objektet qe mbante At Gjergj Fishta

"Per Fishten, mendja e njeriut eshte e plotfuqishme, s'ka kufi, ajo eshte forca qe i jep perpara zhvillimit dhe qe cdo gje e konkretizon me vepra". Ne kuader te 140-vjetorit te kremtimeve, eshte celur ekspozita me fonde dhe koleksione nga jeta dhe vepra e At Gjergj Fishtes. Vepra e panjohur e At Gjergj Fishtes, eshte ekspozuar per here te pare mbreme ne Muzeun Historik Kombetar nga MTKRS dhe Shoqata e Bukinisteve dhe Koleksionisteve Shqiptare. Nje ekspozite me fonde te rralla nga jeta dhe vepra e tij, sende dhe objekte personale, si tavolina e punes dhe makina e shkrimit, bastuni i tij, doreshkrime te shumta, fotografi, etj. Arsenali i panjohur i At Gjergj Fishtes kryeson me bastunin, i cili daton qe ne vitin 1933 dhe ekspozohet per here te pare per publikun, se bashku me nje sere dokumentesh te tjere: si tavolina dhe makina e shkrimit ku ka punuar Fishta, dokumente te shkruara qe i drejtohen At Gjergj Fishtes ne kuader te pjesemarrjes mbi te drejtat e shqiptareve ne Paris, dy lahuta, si dhe nje dokumentar kushtuar figures qe dha kontributin e tij ne politiken shqiptare te asokohe me rastin e 25-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Perfaqesues te artit dhe politikane, kane qene te pranishem ne aktivitetin e organizuar ne kuader te kesaj ekspozite, me vepra te rralla te ekspozuara per here te pare per publikun. Ministri i TKRS-se, Aldo Bumci, theksoi: "Kam nderin qe kjo ekspozite na fton te njohim dhe te kujtojme Homerin shqiptar. Rikthimi tek vlerat e At Gjergj Fishtes, nuk eshte vetem nje detyrim moral, por nje dimension i figures qe kontribuoi jo vetem ne letrat shqipe, por dhe ne aspektin kombetar". Fishta ishte njohes i kthjellet i letersise se kultures se tabanit te lashte autentik dhe pertej tij. Opinione pozitive dhe vleresuese kane shprehur ne kohe dhe ne rrethana te ndryshme shume intelektuale te shquar, albanologe evropiane, ashtu dhe bashkatdhetaret e tij, ne Veri dhe Jug te Shqiperise, shkrimtare dhe studiues te kultures shqiptare asokohe dhe sot. At Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si Homeri Shqiptar, eshte e para figure e vendit tone qe u kandidua per cmimin "Nobel". Ekspozita do te qendroje e hapur ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar me 24 dhe 25 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›