E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohen dy Benza të vjedhur në Serbi

Ky operacion synon sekuestrimin e automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Policia lokale bëri me dije se ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit, B.Balla, 31-vjeç, banues në lagjen “Haxhias” të Elbasanit si dhe ndaj shtetasit M.Zadija, 40 vjeç, banues ne lagjen “Beqir Dardha” Elbasan.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas kanë në pronësi mjete e tyre te tipeve Benz veturë me targa El.7091 B, si dhe mjeti tip Benz veture me targa El.1067 B.  Nga verifikimet e bëra nga ana jonë rezulton se të dy mjetet janë të vjedhur në vitin 1997-1999 në Serbi.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materialet dy automjetet e vjedhura. Ndaj shtetasve të mësipërm rëndon akuza e “Trafikimit të mjeteve motorike”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-25 10:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›