Partia islamike e moderuar fiton zgjedhjet në Tunizi

Zyrtarët thonë se rezultatet përfundimtare pritet që të dalin më vonë gjatë ditës, por rezultatet provizore thonë se Ennahda do të fitojë shumicën e votave dhe një mazhorancë të dobët.
Rivali i saj kryesor, partia sekulare e qendrës së majtë PDP ka pranuar humbjen.
Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësuan administrimin e zgjedhjeve të së dielës duke i cilësuar ato si zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ish-Presidenti i Tunizisë, Zine al-Abidine Ben Ali, është rrëzuar nga pushteti me anë të revolucionit popullor nëntë muaj më parë. Në Tunizi, në kundërshtim me atë që ndodhi tek fqinjët libianë, tranzicioni nga sistemi autoritar ka qenë paqësor.
/Start/F. Prroni/
2011-10-25 08:53