E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Burgim i përjetshëmvrasësit të kryekomisar Tahirajt

Të tjera rreth shkrimit Vrasja e komisar Tahirajt dhe gjykimi i Ilir Xhakjes TIRANË – Prokuroria ka kërkuar sot, burgim të përjetshëm, për Ilir Xhakjen, vrasësin e komisarit të policisë Adem Tahiraj. Xhakja konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai ka pasur dijeni që Adem Tahiraj ishte oficer policie dhe vrasja konsiderohet në rrethana cilësuese. Prokuror i çështjes është Eugent Beci. Pretenca i tij ishte 13 faqe. Vetë Xhakja mungonte në seancë. Avokati i tij do të flasë në datën 24 korrik.

 Ilir Xhakja është autori i ekzekutimit me breshëri automatiku të shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›