E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, persona të armatosur qëllojnë mbi policinë

Një incident ka ndodhur sot në mëngjes në orën 8:40 në Athinë, kur forcat e policisë DIAS janë ndeshur me disa persona të armatosur që udhëtonin me një makinë. 

Thirrjes së policisë për të ndaluar, personat në makinë i janë përgjigjur me zjarr kallashnikovi duke qëlluar së paku 8 herë në drejtim të policisë. 

Edhe kjo e fundit u përgjigj me armë, por nga shkëmbimi i zjarrit fatmirësisht nuk pati të lënduar. 

Policia vazhdon ndjekjen e personave të armatosur, ndërkohë që disa minuta pas incidentit gjeti të braktisur makinën e tyre një mjet tip Volvo. 

Policia beson se personat e armatosur ishin përgatitur për një grabitje, por nuk përjashton edhe mundësi të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›