E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Dhurata' e Berishës për ditëlindjen e Ramës

TIRANE- Të gjithë menduan se këtë herë kreu i qeverisë as nuk donte t’ia dinte për ditëlindjen e kundërshtarit të tij, Edi Rama, tani që ai do t’i zërë vendin. Por u gabuan. Burimet shumë pranë kryeministrit treguan se ai kishte menduar prej kohësh për surprizën që do i bënte kryetarit socialist. Në një nga agjencitë fotografike, kishte porositur një portret të Ramës, pikërisht atë ku ai kishte dalë më bukur, sipas mendimit të tij gjithmonë. 

E vuri në kornizë dhe ia dërgoi Ramës, jo në 4 korrik, se atë ditë Rama kishte axhendë shumë të ngarkuar, por një ditë më pas. Pikërisht atë ditë Rama nuk e gjeti fotonsurprizë, sepse e kishte lënë për drekë me deputetët e tij në një nga lokalet në
Tiranë. 

Por gjithsesi dhuratën e mori ditën tjetër dhe mendoi që një surprizë më të bukur se aq do ia përgatiste edhe ai kryeministrit Berisha.
(m.a/summer pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›