Zhvarroset gruaja e vrare nga i shoqi
LIBRAZHD - Familjare te 30-vjecares Zemria Belba vrare nga i shoqi nje dite para nderrimit te viteve bene zhvarrimin e saj duke e hequr trupin nga fshati i burrit per ne fshatin e lindjes. Nena e nje femije te vogel u mbyt nga i shoqi Alfred Belba pasi ai dyshonte per tradhti bashkeshortore. Aktualisht Belba ndodhet ne burg bashke me te emen e akuzuar per bashkepunim ne ngjarjen e rende. Pas vdekjes se 30-vjecares familjaret e saj kerkuan here pas here zhvarrimin e trupit nga fshati Skroske i Librazhdit ku ishte martuar viktima. Sipas tyre per te shkuar tek varri i njeriut te tyre ishin te detyruar te kalonin para shtepise se autoreve te vrasjes. Ata mesohet se kane marre leje ne komunen Qukes per kerkesen e tyre duke kryer te premten zhvarrimin dhe vendosjen e eshtrave ne varrezat e fshatit ku lindi. Kete fakt e konfirmojne dhe burimet nga policia dhe Prokuroria e Elbasanit. Sipas tyre eshte dhene leja per familjaret qe te realizojne zhvarrimin e trupit te gruas ndersa kane marre ne shtepine e tyre per te rritur dhe femijen e mbetur pa nene dhe pa baba pas arrestimit te tij. a.k