E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU dhe PDI drejt një partie të vetme

Lajmi u bë i ditur nga kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi në 20 vjetorin e krimit të shoqatës “Çamëria”.

"Këto ditë madje ne presim të bashkohemi me vëllezërit tanë të PDI-së dhe do të kemi një parti të vetme. Një parti e vetme, që do të ngrihet mbi një bazament të fortë e solid mbi gjithçka, që Shoqata “Çamëria” ka bërë, mbi shumë çka që PDI  ka bërë si partia e parë, që kishte në themel të programit të saj çështjen çame, mbi shumë çka, që  PDU ka bërë në pak më shumë se një vit. Unë dhe Tahir Muhedini, që gjej rastin ta falënderoj publikisht për gjithçka ka bërë, e dëgjuam thirrjen e amanetit të të parëve, e ndjemë të fortë peshën e përgjegjësisë për të punuar së bashku për çështjen çame, e ne jemi bashkë. Legalizimi i bashkimit është çështje ditësh e unë ju ftoj të gjithëve që sot më shumë se kurrë të punojmë të gjithë bashkë, sepse sot është ora e Çamërisë, ora e shqiptarëve." deklaroi Idrizi.

Ai premtoi se puna e nisur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, krahas zgjidhjes së çështjeve të tjera kombëtare, që janë pika themelore në programin e PDU-së, tashmë do të jenë në unison me të gjithë aktorët politik, pas bashkimit të dy forcave politike. Gjatë aktivitetit për 20-vjetorin e shoqatës “Çamëria” u nderuan me titullin “Nderi i Çamërisë“ historianët Beqir Meta, Pëllumb Xhufi dhe Kaliopi Naska, për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-06 16:13
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›