Prokuroria: Ish komandanti i Gardës, Prendi të shkojë në burg
TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon ndryshimin e masës së arrestit për ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi, nga arrest shtëpie në arrest me burg.
Krahas kërkesës së bërë në Gjykatën e Apelit për prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për ish komandatin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, Prokuroria i është drejtuar edhe Gjykatës së Tiranës me kerkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë në arrest me burg.
Kërkesa e bërë nga organi i akuzës në bazë të ligjit duhet të shqyrtohet brenda një afati 5-ditor.
Ndërkaq, konfirmohet senjë kërkesë e tillë nuk është bërë për dy të dyshuarit e tjerë, Margarit Kume, shofer i ish-komandantit të Gardës, apo Armando Kasës, specialist i IT-së në kryeministri, të cilët akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së
vërtetës.
Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak pak ditë më parë, pasi nga hetimet njëvjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet të jetë qëlluar gjatë demonstratës dhe njëri prej plumbave të qitur nga pistoleta tip ‘Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, ka shkaktuar vdekjen e demonstruesit Faik Myrtaj.
(el.me/GSH/BalkanWeb)