Shkozë, ekzekutohet farmacistja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës. Vetëm pak minuta më parë në Shkozë është shënuar një vrasje me armë zjarri,ku një grua, me profesion farmaciste, teksa po shkonte drejt shtëpisë së saj pas mbarimit të punës është qëlluar me tre plumba në afërsi të banesës, nga persona të paidentifikuar. Viktima është Eleni Pasha , e cila pas plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportit të saj drejt Spitalit Ushtarak. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, e cila duke mos pasur një pistë të qartë ka bërë që uniformat blu të shtrijnë pistat e hetimit në shumë drejtime.