E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Falsifikonin viza, pranga 2 personave

Policia e Tiranës përmes një operacioni të koduar "ikona" ka bërë të mundur arrestimin e dy personave për falsifikim të vizave. Burimet nga policia e Tiranës bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Agron Hoxha 54 vjeç, Shkurt Toma 41 vjeç, dhe është shpallur në kërkim shtetasi Romeo Bici 53 vjeç pasi akuzohen se falsifikonin viza Shengen në këmbim të pagese prej 3 mijë eurosh. Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës Alma Katragjini hetimet kanë filluar që në muajin shkurt ku personat e lartëpërmendur janë hetuar përmes metodave speciale. Të arrestuarit u kërkonin personave të interesuar për viza Shengen vetëm pasaportën ndërkohë që dokumentat e tjera i siguronin duke i falsifikuar ato. Për të arrestuarit rëndon vepra penale e "matrimit në bashkëpunim" dhe hetimet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›