E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshjet në Hamallaj, burg për të arrestuarit

Dy prej tyre kanë marrë masën e 20 ditëve burg, ndërsa personi i tretë përfitoi për shkak të moshës, por do të paraqitet me detyrim në policinë gjyqësore të Rrethit Durrës.

Prokurori i çështjes, Vladimir Mara përshkroi në seancë të gjithë ngjarjen që ndodhi gjatë paradites së enjte kur turma qëlloi me gurë, bomba molotov dhe shkopinj forcat e rendit. Ai u paraqit me të njëjtat akuza që kishte ngritur edhe policia, goditje e një punonjësi të policisë për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, pengim të mjeteve të transportit si dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Prokuroria vlerësoi faktin se nga përleshjet u lënduan 4 efektiva të policisë, 3 prej të cilëve ndodhen ende nën terapi në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të hënën pritet të jepet vendimi edhe për 2 shtetas të tjerë, të cilët kanë të njëjtat akuza, por që u arrestuan një ditë pas ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›