Prokuroria: Po na cenohet pavarësia

“Çështja ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani është ende në gjykim, pasi është në pritje për tu shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndaj është e pashpjegueshme që një titullar politik të ndërhyjë e të deklarohet pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit. Ministri i Drejtësisë nuk është pjesë e gjykimit dhe për vendimin e një gjykate mund të shprehet vetëm një gjykatë e shkallës më të lartë”, thotë prokuroria në deklaratën për shtyp.
Prokuroria ka kujtuar për të gjithë opinionin publik dhe për ministrin se në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, i vetmi institucion kushtetues i cili kualifikon veprën penale për të cilën duhet të deklarohet fajtor, llojin dhe masën e dënimit të përshtatshme, është vetëm Gjykata, kurrsesi një organ ekzekutiv.
Ministria e Drejtësisë ka publikuar dje raportin e hartuar lidhur me çështjen “Xhuvani”, në të cilin u konkludua se politika penale qe kërkon vetem 2 vjet burgim, ndaj agresoreve te jetës se qytetareve është e papranueshme.
Ministri I Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkoi procedim disiplinor për prokurorin e çështjes konkrete dhe drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës./Start/
2011-12-02 09:22