E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantesh në pikat kufitare me Greqinë

Vetëm në pikën kufitare të Kakavijës, sipas të dhënave të policisë, gjate 24 orëve te fundit kanë hyrë në tokën tonë 5500 shtetas, kryesisht emigrante dhe 1850 automjete te llojeve te ndryshme.

Ajo që të tërheq vëmendjen është se në drejtim të kundërt, nga Shqipëria në Greqi, kanë kaluar 3550 shtetas dhe 860 automjete. Pushimet për festat e fundvitit nuk bën vetëm që emigrantët të kthehen në vendlindje, por edhe që prindër dhe të afërm të emigrantëve të shkojnë atje ku emigrantët jetojnë.

Zëdhënësi i drejtorisë se policisë së Gjirokastrës, Gentian  Mullai, konfirmoi se polica shqiptare ka vënë ne dispozicion te emigrantëve 5 sportele ne hyrje dhe 5 ne dalje, ndërsa polica greke punon me 3 sportele. Kjo ka bërë që në orët e fundit, në tokën greke të krijohet radhë e madhe.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kapshticës, deri në këto momente kanë hyrë rreth 4 mijë emigrantë, 1200 mjete. Edhe këtu pala shqiptare ka shtuar sportelet duke punuar me 8 të tilla kundrejt katër sporteleve më të cilët punon pala greke./Start/

                                                                                             2011-12-24 09:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›