E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, 22 forca komado përcillen në Afganistan

BERAT- 22 forca komando nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje përcillen drejt Afganistanit.

Ceremonia është zhvilluar në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje të Beratit, ku batalioni i këmbesorisë ka zhvilluar stërvitjet e tij të fundit.

Ashtu si dhe kontigjentet e mëparshme edhe ky kontigjenti i 19-ë në përbërje të së cilit janë 22 ushtarakë profesionistë do të zhvendoset në bazën ushtarake turke të "Kamp Dogan" në qytetin e Kabulit, ku përkrah forcave turke do të angazhohet atje për vendosjen e ruajtjen e paqes së kërcënuar nga terrorizmi në këtë zonë.

Deri tani nga Reparti i Reagimit të Shpejtë që ndodhet në fshatin Poshnje të rrethit të Beratit janë dërguar 10 kontigjente ushtarake.
(e.m/NEWS24/BAlkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›