E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Armet vrasin familjet shqiptare”

Ministria e Brendshme urdheron nisjen e kontrolleve ne banesa per armet pa leje. Krimi ne familje ka pesuar nje rritje te ndjeshme gjate vitit 2007 dhe shkak cilesohet mbajtja e armeve nga kryefamiljaret, te cilet gjate konflikteve ne cift perdorin keto mjete per te vrare njeri-tjetrin. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, gjate fjales se djeshme ne analizen vjetore te policise se kryeqytetit, kerkoi rritjen e kontrolleve per arme ne banesa dhe parandalimin e fenomenit. ”Nje pjese e madhe e krimeve vijne si shkak i armeve qe posedojne familjaret dhe po keshtu krimi ne familje. Ndaj duhet te rritet intensiteti i kontrolleve nga policia”, tha kreu i dikasterit blu. Por ministri ka kerkuar qe uniformat blu dhe drejtuesit e saj te njohin me mire ligjin per Policine e Shtetit dhe ta zbatojne ate, pasi ka mangesi gjate kryerjes se veprimeve procedurale. Pjesemarres ne analize edhe kryepolici Ahmet Prenci, prefekti Ruzhdi Keci, perfaqesues nga Avokati i Popullit dhe organizmat e huaja.
“Krimi ne familje ka gjeneruar per kete vit ne vend dhe ne Tirane dhe nje nga shkaqet eshte edhe demografia e qytetit, rritja e popullsise dhe hapesires gjeografike te banimit. Ndaj duhet te merren masa te reja per te frenuar kete fenomen dhe te parandalohet”, deklaroi dje ministri Bujar Nishani, nje prej pjesemarresve ne analizen vjetore te policise se kryeqytetit. Ndersa kryepolici i Tiranes, Muhamet Rrumbullaku, lexoi shifrat e konstatuara gjate vitit 2007 nga efektivet ne te gjithe sektoret. Sipas statistikave te servirura, ne kryeqytet kane ndodhur 3717 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 3102 vepra, ose 83 per qind e tyre. Sipas Rrumbullakut, eshte rritur forca zbuluese e krimeve nga agjentet ne masen 18 per qind. Nga 3685 autore te krimeve te ndodhura, 16 prej tyre akuzohen per vrasje, 22 per vrasje te mbetur ne tentative, 37 per plagosje e 13 per shfrytezim prostitucioni.
Vetevrasjet shenojne nje rritje prej 5 rastesh per kete vit, ndersa jane regjistruar 75 te tilla, ndersa krimet seksuale shenohen 28 vepra, te gjitha te zbuluara dhe me autore te ndaluar. Per vitin qe u mbyll, te gjitha goditjet e policise se kryeqytetit kane pasur kode te vecanta qe perfshinin operacionet e sektoreve te Krimit te Organizuar, Krimit Ekonomik dhe Antidroges. Numerohen 58 grupe kriminale te shkaterruara, me 932 persona te implikuar, 303 prej te cileve te arrestuar dhe pjesa tjeter ne gjendje te lire e ne kerkim. Agjentet e antidroges kane mundur te sekuestrojne 37,5 kg heroine, 10,8 kg kokaine, 374 kg kanabis sativa dhe jane arrestuar 124 autore. Ne Tirane, gjate vitit 2007, kane ndodhur 19 vrasje dhe, sipas kryepolicit Rrumbullaku, jane zbuluar 17 prej tyre.
Ar.Qo

“Dritare e Hapur”, 317 kg kanabis sativa, arrestohet Avdi Lusha
“Vazhdimesia”, 52 kg canabis sativa, arrestuar 6 persona
“Segmenti i Nderprere”, 14 kg e 575 gr. heroine, 6 kg e 355 gr. pluhur me permbajtje kafeine dhe 6 kg e 695 gr. perzieres, 2 pistoleta me silenciator. U arrestuan Adhurim Nela e Kujtim Karamuca, u shpall ne kerkim Myftari
“Mulliri”, 338 gr. heroine dhe 2,6 kg. perzieres, nje i arrestuar
“Stop Droges afer shkollave”, 120 gr. heroine, 3 gr. kokaine dhe 18 gr. kanabis stativa “Medikamenti”
“Segmenti 2”
“Kobra”
“Bukuria qe vret”

Krimi Ekonomiko-Financiar
“Piramida”, u arrestuan Malo Qoku dhe juristja e Deges Doganore Tirane, Edlira Spahija, per mashtrime me shuma te medha parash
“Profesori”, u sekuestruan 160 vula te institucioneve shteterore
“Gabimi i fundit”, u arrestua Shpetim Ahmetaj, u sekuestruan 29 vula false e dokumente
“Zinxhiri”, u godit nje baze e falsifikimit te dokumenteve
“Dollari i larget”, ku ne lokalin “Metropol Tirana”, u sekuestruan 11700 dollare te falsifikuar dhe u arrestuan Tahir Avdiu, Selman Shoshaj, u kallezuan per ndjekje penale tre bashkepunetore
“Laminatori”, u arrestuan Eno Mucollari dhe Qazim Muco, falsifikim pasaportash
“Fshehja”
“Strofka e fshehte”
“Valuta”
“Kashari”, ku u sekuestruan 26 vula dhe dokumente te tjera te falsifikuara
“Kashari 2”, arrestimi i kryetarit te komunes Kashar, ish-kryetareve dhe kryepleq te fshatrave

Operacionet antitrafik
“Fillimi, kater te arrestuar per shfrytezim prostitucioni
“Taksia“, dy te arrestuar per shfrytezim te prostitucionit
“Mini Blow”, nje i arrestuar me 6 pistoleta te ardhura nga Mali Zi
“Cikloni 2”, dy te arrestuar me 20 pistoleta e lende narkotike

Krimi kunder Personit e Pasurise
“Rexhina”, arrestuar Gentian Neza, Edmond Neza etj., grabitja me arme e makinave luksoze
Grupi kriminal i Albert Celes e Bernard Huses, vjedhje e zyrave dhe firmave
Grupi kriminal i Englatin Selimaj, Erlind Taullai etj., me 6 persona, vjedhje lokalesh e banesash
Grupi kriminal i Martin Kukes e Edison Canit, krime kunder personit dhe pasurise
Grupi kriminal i Taulant Elezit, Bekim Muratit e Luftar Recit, vjedhje me arme
Grupi kriminal i vellezerve Agushi ne Kavaje, me 5 persona, krime kunder personit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›