U kap me pasaporte sherbimi, lirohet turku
Tirane - Gjykata e Tiranes liron turkun e arrestuar me pasaporte sherbimi ne aeroportin e Rinasit, teksa tentonte te kalonte per ne Itali. Mustafa Taskopru, 31 vjec, ka perfituar nga vendimi i gjyqtares se gatshme, Elona Gjoka, qe te fitonte lirine, ndersa akuzohej nga policia dhe prokuroria per “falsifikim te vizave e dokumenteve”. Po dje, gjykata ka lene te lire edhe Xhevat Hallullin, 26 vjec, nga Kavaja, i akuzuar per te njejten veper penale, pasi u kap ne aeroport me nje vize greke te falsifikuar. Dy te dyshuarit nuk kane pranuar te flasin perpara gjykateses, ndersa per te marre ne pyetje 31-vjecarin nga Turqia ishte thirrur dhe nje perkthyes. Taskopru u vu ne pranga ne aeroportin “Nene Tereza”, gjate momentit qe ky i fundit po tentonte te kalonte kufirin me nje pasaporte te sherbimit turk, e cila dyshohej te ishte e falsifikuar.
R.C