E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Nismen per largimin e Topallit nuk e pengon askush

Rezoluta e PS Te depolitizohet Kuvendi i Shqiperise

Pas mocionit me debat Partia Socialiste do te kerkoje shkarkimin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Kreu i saj Edi Rama deklaroi dje gjate bashkebisedimit me gazetaret se nisma per largimin e saj nga detyra aktuale eshte pjese plotesuese e atij debati te gjere qe opozita sugjeron te zhvilloje me shumicen pas refuzimit te statusit te kandidatit nga Bashkimi Europian. Se pari mocioni me debat nuk mban emrin e z. Jozefine por peshen e te gjitha pergjegjesive qe rendojne mbi qeverine dhe Parlamentin. Ne ate grup spikat z. Jozefine por mocioni ne vetvete permblidhet ne debat... Debati eshte shume me i rendesishem sesa nje nisme per shkarkim te cilen asgje nuk e pengon te ndodhe deklaroi dje per mediat Edi Rama. Keshtu Jozefina Topalli eshte nje nga nentekstet me te rendesishme te nismes se fundit socialiste qe ka si podium mbeshtetes te gjithe trajtimin e krizes politike ne vend e artikuluar tanime edhe nga partneret europiane te Shqiperise. Refuzimi i statusit te vendit kandidat eshte per PS shprehje e krizes ajo eshte sinjal domethenes per te ardhmen e vendit pergjegjesia ndaj te cilit nuk eshte ekskluzivitet vetem i nje shumice apo i qeverise. Per kete arsye Edi Rama nenvizoi dje rendesine e debatimit parlamentar te problematikes realisht te thelle qe kalon vendi e cila do te duhet te marre urgjentisht ne konsiderate zgjidhjen e krizes aktuale politike. Ne kete veshtrim si materializim i ketij vullneti te opozites rezoluta bashkengjitur mocionit me debat perben nje oferte komplekse e cila i jep nje mundesi Parlamentit te piketoje rrugen drejt zgjedhjeve te reja per te riperkufizuar ne rruge institucionale normalitetin e vendit dhe funksionimin e demokracise. Ajo ruan si paranteze hetimin parlamentar te zgjedhjeve te shkuara te cilat jane rrenja e te gjithe problemeve qe jane mahisur gjate ketyre dy vjeteve. Pertej saj selia roze shfaqet me sugjerime te zgjeruara te cilat jane pjese integrale e rezolutes se 8 korrikut qe nuk flet vetem per zgjedhjet. Te nxjerrim pergjegjesite e Kuvendit te Shqiperise lidhur me refuzimin e statusit te vendit kandidat dhe te garantojme funksionimin demokratik te tij mbi bazen e nje dialogu te qendrueshem dhe konstruktiv mbeshtetur mbi nje kuader ligjor e procedural Rregullore te pranuar nga te gjitha partite pjesemarrese ne Kuvend thuhet ne draft-rezolute. Me nje pamje te pare bie ne sy se qe ketu PS kerkon jo vetem largimin e Jozefina Topallit por edhe rishikimin e Rregullores se Kuvendit e cila ka krijuar kushte per te proceduar me dekretet e Presidentit per anetaret e gjykatave te nivelit te larte ne nje forme qe po cenon rende parimet e sistemit. Mbi kete premise PS parashtron balancimin politik ne drejtimin e organit ligjvenes kontrollin kushtetues ndaj punes se qeverise depolitizimin e Sherbimit Civil te Kuvendit dhe transparence ne administrimin e fondeve. Drejtesia renditet si pike e dyte ne draft per te cilen PS kerkon hartimin e nje strategjie gjitheperfshirese dhe pavaresine financiare te sistemit. Ne kete kuader nje reforme tjeter eshte domosdoshmeri per sa kohe qe Drejtesia vuan nga perceptime teper negative nder qytetaret shqiptare. Ne plotesim te ketij asketi eshte edhe propozimi per nje nisme te perbashket per luften kunder krimit te organizuar dhe asaj qe njihet si kultura e mosndeshkueshmerise e cila sugjeron nje qendrim ndryshe per sa i perket imunitetit per ministrat deputetet dhe gjyqtaret. Tri pikat e fundit te draft-rezolutes i referohen disa problemeve qe kane shume peshe specifike ne shoqerine shqiptare si prona liria e medias si dhe autonomia e qeverisjes vendore. Me interes eshte sugjerimi qe PS ben per pronen duke perfshire ne draft idene e nje plan veprimi kombetar te shoqeruar me nje proces konsultimi dhe referimi me jurisprudencen e Gjykates Evropiane te te drejtave te Njeriut. Permbledhja e ketyre pikave e aktualizon draftin si nje oferte e cila formalisht i permbahet verejtjeve te komunitetit nderkombetar pa nenvleftesuar edhe se ajo hap rrugen per nje riintegrim te opozites ne vendimmarrjen kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›