Prokuroria ankimon masën e sigurisë
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Krimeve të Rënda është ankuar në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila hoqi masën e arrestit shtëpiak për drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashin. Burime nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se ankimimi është depozituar në 23 qershor dhe pritet të shqyrtohet së shpejti. Në dosje thuhet se Gjykata e Apelit nuk ka respektuar dhe zbatuar ligjin procedural. Sipas të njëjtave burime, mësohet se me arsyetimin se në trupin gjykues të Apelit, kur u dha vendimi që zyrtarizoi lirinë e Sefgjinit dhe Koldashit trupi gjykues duhej të ishte i përbërë nga pesë gjykatës dhe jo nga tre. Ankimimi mbyllet me kërkesën se njëra nga gjykatat: ose e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, ose e Apelit kanë shkelur ligjin me dhënien e masës dhe i takon Gjykatës së Lartë të japë vendimin nëse do t i kthehet arrestit shtëpiak Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Dosja e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha ka të pandehur ish-zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, ndërkohë që gjatë seancës më të fundit në ngarkim të tyre, Gjykata e Krimeve të Rënda pushoi procedimin penal për Budjon Meçen, pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore e, për pasojë, nuk është i përgjegjshëm se ndaj tij po zhvillohet gjykim.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008