Pranga atentatorit të Valdrin Hoxhës, tek “Myslym Shyri”
Autori i Lajmit: red.
Arrestohet nga policia atentatori i Valdrin Hoxhës, në rrugën “Myslym Shyri”. Erion Mihali është vënë në pranga dje pas një operacioni të organizuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit. Këta kanë bërë arrestimin e Mihalit, së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Mbi Erion Mihalin, 26 vjeç dhe Ylian Çullhaj, 25 vjeç, policia ka ngritur akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” në bashkëpunim. Mihali është dënuar më parë për “vrasje”, “kanosje” dhe “pengmarrje”. Sipas policisë, të dy personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Valdrin Hoxhën, 18 vjeç. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 28 qershor 2008, në rrugën “Myslym Shyri” në afërsi të shkollës “Pjetër Budi” në Tiranë. Burimet nga policia bënë të ditur se Valdrin Hoxha, me origjine nga Tropoja, ka qenë duke ecur në rrugën “Myslym Shyri” mbrëmjen e së shtunës. Ndërsa ecte në një zonë pa ndriçim të rrugës, ai është gjendur nën qitjet e një arme tip pistolete. Fatmirësisht 25-vjeçari i ka shpëtuar plumbave të dala nga arma e Mihalit.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008