Tritol urës së Merci në Lezhës, policia nis hetimet
Autori i Lajmit: red.
Në orët e para të ditës së djeshme persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në erë urën e fshatit Merci të Lezhës, duke bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve drejt qytetit dhe fshatrave të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe për të hedhur në erë këtë urë është përdorur një sasi e konsiderueshme eksplozivi, i cili ka sjellë edhe dëme tek disa banesa që ndodheshin pranë saj. Deri me tani nuk dihen motivet e hedhjes në erë të kësaj ure, e cila lidhte 7 fshatra të komunës Kallmet dhe Blinisht me qytetin e Lezhës. Sipas banorëve, kjo urë ka qenë shpesh e goditur nga shpërthime të tilla, ndërsa ky i fundit ka sjellë edhe dëme tek banesat e fshatit Merci, por në asnjë rast nuk janë gjetur autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit. Sipas burimeve policore, po hetohet në disa pista të ndryshme, pasi sipas tyre, shkaqet e vendosjes së kësaj sasie eksplozivi mbi urën që lidh disa fshatra të komunës Kallmet me qytetin e Lezhës, mund të jenë krejt banale.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008