E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Nishani Do te mbeshtesim familjet e policeve te rene ne krye te detyres

Ne kuader te 26 tetorit Dites se te Reneve te Policise Policia e Shtetit ka organizuar nje ceremoni perkujtimore ku ka kujtuar veprat e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres

Ministri i Brendshem Bujar Nishani ka shprehur nderimin te thelle per sakrificen sublime te punonjesve te policise qe rane ne detyre. Gjate ceremonise perkujtimore te organizuar nga Policia e Shtetit ne kuader te 26 tetorit Dites se te Reneve te Policise Nishani u shpreh se do te mbeshteten familjet e te reneve. Deshiroj te shpreh nderimin e thelle sot ne kete dite te kujtimit te nderimit te te gjithe atyre qe na lane nje amanet i cili do te jete me i gjate se cdo jete e jona amanetin e ruajtjes se nderit dinjitetit kontributit ndaj shtetit dhe ligjit. Sot eshte nje dite kujtimi e cila na sjell ne vemendje te gjithe ata qe vune ne sherbim te kombit ligjit atdheut te cdo qytetari sakrificen me te madhe qe ka njeriu jeten - tha ministri Nishani. Kreu i Ministrise se Brendshme duke vleresuar lart sakrificen e punonjesve te policise te rene ne detyre u shpreh se kjo eshte nje dite reflektimi per gjithe shoqerine per te pare se sa e rendesishme eshte detyra se sa i larte eshte nderi se sa i larte eshte flamuri se sa i larte eshte atdheu. Pjesemarres ne kete ceremoni ishin drejtues te larte te policise familjare te te reneve ne detyre etj. Vepra e punonjesve te Policise se Shtetit qe rane ne krye te detyres eshte kujtuar ne nje ceremoni te zhvilluar dje nga Policine e Shtetit ne diten e nderimit te tyre. Ne duhet te jemi edhe krenare sepse sot edhe fale aktit te madh sublim ketij kontributi te pakompesueshem te atyre te cilet nuk jane sot por edhe kolegeve te tyre te cilet ndeshen cdo dite me krimin ndeshen cdo dite me rrezikun ndeshen cdo dite me sfidat Shqiperia ka arritur shume per sa i perket nivelit te sigurise dhe lirise - ka theksuar me tej ne fjalen e tij ministri. Sipas ministrit Nishani mirenjohja respekti vleresimi per aktet sublime por edhe per aktet dhe veprimtarite e perditshme te punonjesve te zbatimit te ligjit eshte nje vlere per cdo individ eshte nje vlere per nje shoqeri ndaj si nje shoqeri qe mendojme per te konsoliduar vlerat eshte dhe do te jete ne nderin tone vleresimi maksimal per te gjithe ata qe ndonese fizikisht sot nuk jane mes nesh mesazhi i tyre do te jete i perjetshem. Ne ceremoni mbajti fjalen e tij edhe zv. drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Agron Kulicaj. Gjate fjales se tij Kulicaj theksoi se ne kete dite i jepet ze sakrifices se te gjithe atyre te cileve jeta iu nderpre teksa luftonin pa kompromis me krimin. Policia e Shtetit do te jete gjithmone krah familjareve te policeve te vrare dhe do te perkujtoje gjithmone me respekt e krenari te gjithe te renet nga radhet e saj. Emri i tyre eshte gdhendur perjetesisht ne kujtesen e shoqerise shqiptare duke fituar pavdekesine eshte shprehur drejtori Kulicaj. Ne nderim dhe perkujtim te te reneve ne krye te detyres pershendeten edhe familjare te te reneve. Njera prej tyre znj. Floresha Memeti duke folur ne emer te te gjitha familjeve qe kane humbur te afermit e tyre u shpreh Dhembja jone per ata eshte e papershkrueshme sa te jemi gjalle. Mungesa e tyre ndihet mes nesh pasi ishin me te miret qe guxuan dhe nuk u terhoqen asnje cast nga detyra por rendesia dhe vlerat qe ata lane pas deshmohen sot ne cdo perpjekje per nderimin e tyre. Ne perfundim te kesaj ceremonie ministri i Brendshem z. Bujar Nishani zhvilloi nje takim me familjet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres. Gjate ketij takimi ministri Nishani ka shprehur gatishmerine e tij per tu ardhur ne ndihme ketyre familjeve si dhe u ka garantuar mbeshtetjen e vazhdueshme te shtetit me synim per tua lehtesuar sadopak dhembjen e madhe te humbjes se njeriut te tyre te dashur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›