E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Gaga muzikantja më e fuqishme

LOS ANGELOS-Viti 2013 ka qenë mjaft i qetë për këngëtaren Lady Gaga pasi u detyrua të kryente një operacion në pjesën e legenit, megjithatë ja ku vijnë disa lajmë të mira për të. Në bazë të një klasifikimi që ka bërë revista ‘Forbes’, Lady Gaga është cilësuar si muzikantja më e fuqishme në botë.

Këngëtarja me shije mjaft të cuditshme, nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mundur të fitojë një shifër prej 80 milion dollarësh, por mund të kishte fituar edhe 30 milionë dollarë më shumë nëse nuk do të operohej dhe do të kishte qenë në gjendje të përfundonte turin e saj të titulluar ‘Born This Way”.

Gjithashtu faktin që këngëtarja 26 vjecare është mjaft e suksesshme e tregojnë edhe ndjekësit e saj në rrjete sociale të ndryshme. Në Twitter ajo ka 38 milion ndjekës ndërsa në Facebook, 58 milion të tillë.

Në vend të dytë të këtij klasifikimi, revista ‘Forbes’ pozicionoi Beyoncen, në vend të tretë Madonën ndërsa në vend të katërt Taylor Swift. Megjithatë në 10 këngëtarët më të fuqishëm u përfshinë edhe dia këngëtarë të tjerë ku nuk mund të lëmë pa përmendur Rihannën me Justin Bieber të cilët janë përballur më shumë probleme kohët e fundit.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›